Rreth librit të Petrit Derraj “Mbresa nga jeta në Bashin malor”, Tiranë 2022
Nga Luan Imer MEMISHA
Pas artikujve e poezive botuar në shtypin e përditshëm dhe librit tëparë me poezi “I flet zemra zemres”, mësuesi dhe poeti Petrit Derraj ka dalë para lexuesve me librin e dytë “Mbresa nga jeta në Bashin malor”.
Njeri nga njerëzit e shkolluar të këtij fshati është edhe Petrit Derraj që me zgjuarsi e aftësi ka drejtuar arsimin si drejtor shkolle në atë krahinë.
Petriti ka qene mësues e drejtor shkolle, aktivist shoqëror, është dalluar edhe në jetën e përditëshme në marrëdhëniet me njerëzit, punën e humorin që e ka me shumice, një shpirt i bukur e bujar.
Petrit Derraj është një lab tipik i lindur në ato male të sertë, mësimdhënës, ku ka nxjerrë shumë breza e sot ata i janë mirënjohës mësuesit të tyre. Petriti duket si një copë shkembi nga ato male, rrëzë të cilave gjenden shtëpitë si zgjoje bletësh, që, në pamjen e parë të japin përshtypjen sikur kanë dalë nga shkembi.
Petriti si poet ka derdhur në vargje dhe ka qëndisur cilesitë e trevës nga vjen, dashurinë për vendlindjen duke hymnizuar zakonet dhe traditat e Smokthinës.
Në gjergjefin e poezisë së tij ai ka qëndisur ide dhe emocione njerëzore.
* * *
E ku ka mbyllje më të bukur të vitit, kur një mik të dhuron njëlibër siç ndodhi me mua më 31dhjetor të vitit 2022, kur zoti Petrit Derraj më dhuroi librin për historinë e vendlindjes së tij, Bashi iVlorës.
Libri “Mbresa nga jeta ne Bashin malor”, nuk flet vetëm për historinë e këtij fshati, por në të autori ka futur folklorin, tradita dhe zakone, krijimtarinë e tij poetike për njerëz e tema tëndryshme, dhe krijimtarinë poetike të atorve të tjerë për fshatin, pra është më shumë se histori, është enciklopedia e Bashajt.
Autori na përshkruan Bashajn që ndodhet në prehërin e malit tëTartarit, dhe në afersi të Këndrevices ku ka lindur autori i librit qëanalizojmë, sot me banim në Tiranë.
Fshati pershkohet nga burime bore të shkrirë të dala nga zemra e shkëmbit, me banorë ezeber të kalitur me virtytet më të mira tënjerëzimit, me burra trima e gra kapedane, djem të shkathet si vetetima e vajza të bukura e gjeraqina. Një fshat me banorë me tradita të dëgjuara, bujarë e mikpritës. Në Bashaj, po të shkosh njëherë ke dëshirë të kthehesh përsëri në atë ambjent bujar e miqësor, ata të presin me zemër në dorë. Bashaj ndodhet në krye tëfshatrave të Smokthinës, dhe nga emri domethënës që ka, kuptojmë, kreun, kokën, ballin e fshatrave, të parin fshat rrëzëmaleve. Aty dora e njeriut të mënçur e punëtor ka ndërtuar shtëpi,mullinj bloje etj., duke shfrytëzuar terrenin e burimet e ujit qëburon nga mali, dhe një bujqësi me rendiment e pemëtari të mirë. Aty kanë banuar që në kohërat e para njerëz punëtor e të mençur.
E lexova librin me interes dhe kërshëri dhe e kam renditur sot ne bibloteken time.
E çmoj dhe e vlerësoj punën e z. Petrit, sepse librat më gëzojnëshumë, latinët thone: kush dhuron nje liber dhuron nje trendafil.
Këtu më erdhi ndërmend edhe një shprehje tjetër që, kur të bëhetlufta me libra, bota do jetë më e mirë, larg armëve.
Ai që dhuron kënaqet më shumë nga ai që e merr dhuratën. Nëlibrin që analizojmë do të gjejmë jo vetëm veçoritë e fshatit Bashaj, por edhe pjesë të fshatrave të krahinës së Mesaplikut, ashtu siç gjeta unë pjesë të vendlindjes time Lepenicës, e kjo ështënjë nga vlerat e këtij libri. Autori i ka përshkruar fiset dhe banorët e fshatit kaq mirë e bukur sa që të duket sikur ti ke jetuar me ta, nëmes të banorëve në Bashajt, në davete, biseda, dasma e gosti,kuvende burrash dhe përcjellja e njerëzve që kanë punuar gjithëjetën. Bashajt kanë një komunikim e respekt që i ngrohin zemrënmysafirëve, ata të freskojnë në vapën e beharit e të ngrohin nëdimrat e egër kur ato male ngarkohen me borë. Autori na përshkruan edhe malët ashtu si fshatin me pemë e gjethe. Lart nëmale lulëzojnë bimët e ndryshme medicinale si çaj, rigoni e frutatë egra ku fshatarët i shijojnë dhe i mbledhin për vete e për tregëti.Rrobat e tyre bien erë trëndelinë. Fshati, thotë Petriti, ka gjallërigjithë vitin që nga maj lulerritës, gjithë beharin e dimrin, aty zienjeta pa ndalim. Për këto mrekulli të natyrës e të njerëzve punëtorëe të mënçur shkruan prof. Petriti në librin e tij. Po ashtu ai përshkruan ngjarjet historike, në kohë të ndryshme, si dhe doket e zakonet, fisnikërinë njerëzore si në kohë paqje e në luftë, ku spikattrimeria e zgjuaresia e tyre.
Autori i përshkruan fshatarët e tij, se kanë qenë në vijën e parë tëluftës për liri e pavarësi. Ai përshkruan edhe për akte fisnike e tëzgjuara, ku janë pajtuar shumë grindje e mosmarrëveshje tëndryshme. Bashajt kanë luftuar dhe kanë dhënë edhe jetën për liri e drejtësi dhe autori i përshkruan me dashuri dëshmorët që kanërënë në luftë për liri, në krye të të cilëve qëndron Qeriba Derri, nga fisi autorit, “Heroinë e Popullit” . Sakrificat, vuajtjet,raprazaljet nga ndjekjet e pushtuesve fashiste e naziste, që autori sinjë intelektual i ndieshem i përmend në libër, ato që ka dëgjuarnga të parët e tij e ato që ka lexuar e studjuar, përfundime që i rendit në libër. Autori është ndalur edhe në dashurinë dhe mirëkuptimin që fshatarët e tij kanë shfaqur gjatë gjithë jetës ndërmjet tyre.
Gjatë leximit të këtij libri unë pash si në një film jetën e Labërisë, pashë të dalin në dritë tregimet e kujtimet e bukura të jetës sëLabërisë.
Përshkrimet që bën Petrit Derraj në librin e tij më kujtuan miqtë e shokët e mi nga ky fshat fisnik. Miku i babait tim veterani patriotShaqo Derri i cili shpehej me mirënjohje për të parët e mi për strehimin gjatë Luftës Antifashiste. Kam njohur Safetin e të birinFiqiri Barxhaj, Nebi Zogun e te birin Rrapon. Ismet Derrin e kam njohur mire. Kur donte të lidhte një krushqi, më pyeti mua, sekush është shtëpia e parë në Lepenicë? Shtëpia ime i thashe unë,me shaka.
Libri përfundon me fiset e fshatit Bashaj, si për të treguar së prof. Petritit nuk i ndahet shpirti nga vendlindja e tij.
Ke bërë një libër të mire e me vlera prof. Petrrit Derri, libër që do ti rezistojë kohës e do të frymëzojë të rinjtë që vijnë pas nesh.
Petriti ua dedikon librin tre femijve te tij, sot ata kanë jetën e tyre, ku punojnë dhe trashëgojnë virtutet më të mira të të parët e tyre.
Këto rreshta modeste janë një vlerësim i merituar për librin e Petrit Derraj “Mbresa nga jeta ne Bashin malor”.
Urime për vepra të tjera më të mirë.