‘Mbreti’ i futbollit, Pele u nda nga jeta në 29 dhjetor 2022 në moshën 82-vjeçare. Veç talentit të padiskutuar në fushë, Pele ishte përfshirë në një vorbull lidhjesh dhe martesash. Mediat në Brazil njoftojnë se jeta e tij i ngjan një telenovele, ndërsa në dritë ka dalë një fëmijë që më parë nuk ishtë “njohur” nga Pele.
Gjithçka është mësuar pas leximit të testamentit të Pele. Vajza e cila quhet Sandra, erdhi në jetë nga marrëdhënia e Pele me pastruesen e tij, Anisa Machada dhe u nda nga jeta në 2006 nga kanceri. Ndërkohë ADN e ka konfirmuar atë si vajzën e Pele, me këtë të fundit që i dha të drejtën për të mbajtur mbiemrin e tij.
Kështu, fëmijët e Sandrës që janë nipërit dhe mbesat e Pele duket se janë përfshirë në testamentin me vlerë 15 milionë euro. Kjo është shuma që Pele ka lënë pas dhe ka përfshirë fëmijët e tij. Veç 5 vajzave dhe 2 djemve, Pele duket se iu ka lënë diçka edhe nipërve dhe mbesave nga pasuria e tij.