Ballina Histori MASAKRA E KORISHËS – NJË HISTORI E SHKURTËR

MASAKRA E KORISHËS – NJË HISTORI E SHKURTËR

Nga ARGJIRA UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE

PRIZREN – JANAR 2022

HISTORIKU I SHKURTËR

Historia është nëna e së vërtetës. Të gjitha gjërat i marrim  në kohë reale dhe në mënyrë faktike prej saj. Ngjarjet historike që kanë ndodhur, janë treguesi më i mirë për krijimin e një kombi në aspektin social, ekonomik, politik, kulturor dhe kombëtar. E njëjta gjëka ndodhur edhe me popullin tonë. Historia ka treguar që nga antikiteti e deri në ditët tona, në këto treva gjithmonë janë zhvilluar luftëra të ndryshme me pasoja të parezistueshme. Me krijimin e shteteve dhe tëkombeve janë krijuar edhe dëshirat për zaptimin e territoreve. Historia dhe faktet tregojnë për Masakra qëndodhën në trojet tona, në periudha të ndryshme kohore. Një masakër e tillë ka ndodhur në periudhën e Perandorisë Osmane, ku ishim edhe si koloni e tyre. Përmes shtantazheve, Vrasjeve, Ndikimet e Fesë, Robërisë, Luftërave të ndryshme, mbetëm populli më i shtypur në të gjitha fushat. E njëjta histori ndodhi edhe në kohën e luftërave ballkanike, por edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kujtojmë MASAKRËN E KOLONJËS – 1944-1947,  është bërë masakra më e madhe në trojet tona. Ushtria gjermane përmes territorit grekë, arriti të persekutoi mbi 107 njerëz tëpafajshëm. Burra, Gra, Pleq dhe të fëmijë të moshës nën 16 vjeç, që ishin viktima të këtij terrori. Një histori e tillë ka ndodhur edhe në vitet 1945-46, e njohur si MASAKRA E TIVARIT. Edhe këtu ishin bërë masakra të mëdha. Mbi 1000 persona u vranë dhe masakruan nëmënyrën më mizore të mundshme. Kurse në vitet e 90, u përsëritë e njëjta histori. Përndjekje, Dëbime nga shtëpitë e popullatës së pafajshme, Mbyllja e shkollave, Spitaleve, e deri te vrasja e tyre ishin pasqyrim real për shuarjen e një kombi. Një histori e njëjtë ndodhi ehde në vitet e 90,  kur u bë shpërbërja e ish Jugosllavisë. Filluan luftërat në Ballkanin Perëndimor.  Në Kroaci, Slloveni, më pas lufta nëBosnje Hercegovinë. Në klëtë shtet ish jugosllav u bëedhe MASAKRA E SREBRENICËS. Llogaritet gjenocidi më i madh i kryer ndonjëherë nga ushtria dhe policia serbe. U vranë dhe u masakruan mbi 2000 burra e djem boshnjak. Edhe në Kosovë ndodhi e njëjta situatë. Vrasje, Përdhunime, Dëmime, Mbyllje e shkollave, Largime nga puna. Të gjitha këto ishin pjesëe dhunës psiqike dhe fizike në vendin tonë. Manipulime ndaj identitetit tonë kombëtar dhe shfarosja e territorialitetit tonë, ishte qëllimi i çdo agresori për pushtimin e trojeve tona.

MASAKRA E KORISHËS

13 maj 1999, ndodhi Masakra e Korishës. Njihet si ndër masakrat më të mëdha në vend dhe në botë, ndaj popullatës së pafajshme. Kjo masakër u kry nga policia dhe ushtria serbe, ku kreu sulme në fshatin Korishë dhe në fshatrat e tjera përreth. Në Korishë, Bllacë, Budakovë, Reshtan Mushtisht dhe Greikoc, u ndaluan 77 civilë, ku u vranë dhe u persekutuan në mënyrën mëmizore të mundshme. Tjetër tragjedi që ndodhi një ditëmë vonë me 14 maj 1999, Aeroplanët e Natos, bombarduan një kolonë të refugjatëve shqiptarë nëafërsi të fshatin korishë. Ky operacion i NATO-s gjatëbombardimeve të Jugosllavisë nga ta (Nato), u vranëhiq më pak se 87 persona dhe u plagosën mbi 60 tëtjerë. Këto sulme dhe bombardime u kryen me raketa. Pas këtyre bombardimeve, zyrtarët e ushtrisë sëserbisë, morën të gjitha ekuipazhet televizive në vend ngjarje. Pastaj televiozioni serb tregoi skena shkatërrimesh, trupa të djegur, përtej njohjes dhe traktorë të karburantit të shpërndarë në vendin e sulmit. Poashtu, Qeveria jugosllave me këmbëngulje tregonte që NATO-ja kishte shënjestër popullsinë shqiptare në atë vend. Ndërsa popullsia e mbijetuar shqiptare pretendonte dhe tregonte që të e gjithë popullata e këtij vendi (Korishës), ishin vendosur nga Autoritetet Jugosllave. Sipas tyre kjo ka ndodhur dhe ka shërbyer si mburoja njerëzore, në mënyrë që ata të vriteshin nga bombardimet e NATO-s.. E gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prizreni (diku 4.5km). Edhe këtu, tregojnë banorët e fshatit, pasi kishin vendosur të lëshojnë fshatin e të dalin të shëptojnë, ishin spiunuar nga disa gazetar dhe njerëz francez tek ushtria serbe, që fshati Korishë po fillon të boshatiset, dhe në kolonë me fshatrat tjera përreth në kolonë janë. Ku të gjithë së bashku vendosën të dalin andej kufirit. Kjo ishte arsyeja pse ushtria serbe, përdori këto metodologji vetëm e veëtm për ti vrarë të gjithë. Edhe pas 24 vitesh nga ky gjenocid, asnjëherë nuk është vënë drejtësia nëvend. Ndërsa në çdo përvjetor, familjarët e viktimave tëluftës dhe të gjenocidit Jugosllav, i kujtojnë me dhimbje të thellë dhe të madhe. Më poshtë do të lexojmë disa histori gojore të banorëve të këtij fshati të shpëtuar nga ky gjenocid. Ndryshe, çdo vit kjo ngjarje shënohet me datën 13 maj. Kujtohen të gjithë viktimat dhe heronjë e këtij fshati me dhimbje të thellë dhe me dashuri të paharruar

HISTORITË GOJORE TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË

FSHATI KORISHË – KOMUNA E PRIZRENIT

Sipas historisë gojore nga banorët e fshatit, njëmasakër Brenda fshatit kishte ndodhur nga fqinjët serbë ndaj familjes Kabashi. Fqinjët serbëe kishin thirrur mashkullin e kësaj familje Avni Kabashi, për ti rregulluar diqka në shtëpinë e tyre. Viktima ishte me profesion mjeshtër ndërtimor dhe i pajisjeve elektrike. Pasi kishte shkuar Avniu në shtëpinë e fqnjëve për tëndrequr kinse gjërat në shtëpinë e tyre, ata (fqinjët), e kishin masakruar. Shqetësimi i familjes sa shkonte e rritej edhe më shumë. Nga meraku që kryefamiljari i tyre nuk kthehej nështëpi, djali i avniut, Urimi (në atë kohë 17 vjeç), bashkë me djalin e hallës së tij kishin shkuar për me pa se ku ishte problem që familjari i tyre ishte vonuar. Por ndodhi e kundërta. Edhe dy djemtë e kësaj familje u masakruan, bahskë me familjarine  tyre. Pas masaskrimit të tyre. Kufomat u dogjën dhe u hodhën në rrugë.
Është e rëndësishme të ceket që edhe në fshatin Korishë, kishte pengmarrje, ku një munër i konsiderueshëm i banorëve u morën peng, ku u dërguan në vendbanime të ndryshme të Kosovës. Përmes bisedave të tyre, pas përfundimit të luftës, ata treguan që gjatë kësaj kohe sa ishim si rob lufte, bënim roje për ushtrinë serbe, ishim të urdhëruar të spiunojmë për popullsinë shqiptare, bënim poizicone të ndryshme dhe ndërtonim gardhe të improvizuara që ushtrinë serbe, që të mbroheshin nga sulmet e ndryshme.
Një histori tjetër tregohet nga banorët e fshtatit Korishë. Një pjesë e fshatit ishin nisur për në Shqipëri. Ata tregojnë tmerrin që panë nga ushtria serbe. Ata thonë që në kufi na ndaluan dhe na kërkuan gjëra me vlerë si mjete financiare dhe Ari (Dukat)., që kishin me vete. Nëse nuk ua jepshin ato, atëherë ne do të vriteshim. Ka patur raste, kur jemi rrahur dhe jemi kthyer nga  kufiri. Kjo ka ndodhur si pasojë e disa personave që kishin spiunuar tek Ushtria dhe policia serbe, që një koloni me popullsi shqiptare ishin nisur në drejtim të kufirit. Aty filluan vujatjet dge maltretimet tona. Ata që kishin gjëra me vete, ua jepshin ushtrisë serbe, ndërsa të tjerët që nuk kishin asgjë, ktheheshin dhe vriteshin. Kjo është historia jonë.
Një histori tjetër tregohet kështu: në Kabash të Prizrenit, kishte familje që jetonin atje, sepse kishin pronat e tyre. Ndër ta ishte edhe familja Kabashi. Haxhi Kabashi i njohur edhe si baci Haxhë, ishte plaku më i vjetër në fshat. Ishte edhe si plaku më i mençur aty. Njihej edhe për tregimet popullore që tregonte. Por më e rëndësishmja ishte se ky plak, kishte përjetuar 3 luftërat e fundit që kishin ndodhur në këto anë. Pas hyrjes së ushtrisë serbe në Korishë, Baci Haxhë kishte ikur në Kabasg, ku e kishte edhe shtëpinë e tin atje. Edhe në Kabash kishte depërtuar ushtria dhe polica serbe. Me të hyrë në këtë vend, filloi edhe kontrollimi i shtëpive – staneve atje. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me shtëpinë e Haxhiut. Kur hynë policia aty, e panë plakune shtrirë në shtrat. Me disa shqelma dhe grushte që ia dhanë plakut, ky i fundit me mençurinë e tij u bë si i vdekur. Duke mos iu dhënë shenja që ishte gjallë. Vetëm e vetëm mos me ra në duartë e ushtrisëserbe për disa arsye: Most ë spiunoi asgjë për popullatën shqiptare s eku ndodhej, Most ë kryej ushtria serbe vrasje dhe masakra në vend dhe për me ruajtë veten dhe familjen e tij, nga gjenocidi serb.

 

EMRAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË – KORISHË 13.05.1999

FAMILJA AHMETAJ

Bajram Ahmetaj 31.12.1930 – 13.05.1999

Fatime Ahmetaj 1936 – 13.05.1999

Besim Ahmetaj 28.02.1964 – 13.05.1999

Feride Ahmetaj 26.11.1975 – 13.05.1999

Destan Ahmetaj 12.07.1926 – 13.05.1999

Fizë Ahmetaj  15.11.1926 – 13.05.1999

Valon Ahmetaj  12.10.1983 – 13.05.1999

Vlora Ahmetaj 17.09.1986 – 13.05.1999

Halit Ahmetaj 10.03.1940 – 13.05.1999

Bafta Ahmetaj 19.02.1948 – 13.05.1999

Florentina Ahmetaj 20.10.1979 – 13.05.1999

Sali Ahmetaj  31.12.1930 – 13.05.1999

Sadri Ahmetaj 09.03.1943 – 13.05.1999

Humrije Ahmetaj 28.02.1964 – 13.05.1999

Leutrim Ahmetaj 18.11.1995 – 13.05.1999

Arbresha Ahmetaj 13.12.1956 – 13.12.1999

Zyrafete Ahmetaj 17.07.1992 – 13.05.1999

Adem Ahmetaj 15.10.1965 – 13.05.1999

Fatime Ahmetaj 04.04.1950 – 13.05.1999

Brahim Ahmetaj 10.10.1942 – 13.05.1999

Shefkije Ahmetaj 16.02.1950 – 13.05.1999

Hyrë Ahmetaj  25.10.1976 – 13.05.1999

Emine Ahmetaj 04.04.1978 – 13.05.1999

Emine Ahmetaj 16.12.1978 – 13.05.1999

Nebi Ahmetaj 01.01.1967 – 13.05.1999

Emine Ahmetaj 02.12.1968 – 13.05.1999

Hatixhe Ahmetaj 20.02.1935 – 13.05.1999

Rrushe Ahmetaj 25.12.1968 – 13.05.1999

Egzon Ahmetaj 10.10.1991 – 13.05.1999

Rinor Ahmetaj 15.03.1999 – 13.05.1999

Ardor Ahmetaj 26.10.1998 – 13.05.1999

Hedije Ahmetaj 08.01.1974 -13.05.1999

Arbëresha Ahmetaj 18.04.1992 – 13.05.1999

Arbnor Ahmetaj 05.12.1994 – 13.05.1999

Agon Ahmetaj 22.10.1989 – 13.05.1999

Hamdi Ahmetaj 01.01.1953 – 13.05.1999

Saranda Ahmetaj 04.11.1985 – 13.05.1999

Arbnora Ahmetaj 18.08.1983 – 13.05.1999

Bledion Ahmetaj 04.12.1998 – 13.05.1999

Hysnije Ahmetaj 23.04.1972 – 13.05.1999

Halim Ahmetaj 19.09.1979 – 13.05.1999

Hamdi Ahmetaj 13.05.1998 – 13.05.1999

Adem Ahmetaj 13.05.1999 – 13.05.1999

 

FAMILJA REXHAJ

Abaz Rexhaj 27.04.1952 – 13.05.1999

Arife Rexhaj 04.06.1956 – 13.05.1999

Burim Ahmetaj 24.06.1982 – 13.05.1999

Sherife Rexhaj 06.01.1988 – 13.05.1999

Zelfije Rexhaj 06.03.1962 – 13.05.1999

Agron Rexhaj  05.07.1987 – 13.05.1999

Ahmet Rexhaj  26.10.1988- 13.05.1999

Nysret Rexhaj 12.04.1991- 13.05.1999

Fatmir Rexhaj 24.03.1999 – 13.05.1999

Shaqir  Rexhaj 13.05.1999 -13.05.1999

FAMILJA SUKAJ

Hajradin Suka 13.06.1940 – 13.05.1999

Hava Suka 10.05.1944 – 13.05.1999

Lumnije Suka 11.12.1982 – 13.05.1999

Avni Suka 12.05.1984 – 13.05.1999

Akile Suka 29.11.1978 – 13.05.1999

Fatjon Suka 23.09.1999 – 13.05.1999

Fitim Suka 02.03.1999 – 13.05.1999

FAMILJA XHAFERAJ

Rasim.Xhaferi 18.05.1938 – 13.05.1999

Rrezarta Xhaferi 20.08.1993 – 13.05.1999

Saranda Xhaferi 17.01.1997 – 13.05.1999

FAMILJA PALUSHI

Diana Palushi  21.11.1994 – 13.05.1999

Fahrije Palushi  03.09.1965 – 13.05.1999

Sadie Palushi 06.11.1939 – 13.05.1999

Mule Palushi 04.04.1939 -13.05.1999

 

FAMILJA DAKAJ

Zelfije Dakaj 10.05.1924 – 13.05.1999

Hajrije Dakaj 10.05.1927 – 13.05.1999

Përparim Dakaj 13.06.1986 – 13.05.1999

Teuta Dakaj 15.09.1983 – 13.05.1999

FAMILJA KUKAJ

Florinda Kukaj 22.01.1994 – 13.05.1999

Liman Kukaj 13.10.1942 – 13.05.1999

Alban Kukaj 17.10.1985 – 13.05.1999

Rexhep Kukaj 17.03.1999 13.05.1999

FAMILJA BEJSELMANI

Metush Bejselmani  17.10.1946 – 13.05.1999

Hamide Bejselmani 08.06.1945 – 13.05.1999

Valbona Bejselmani 01.09.1981 – 13.05.1999

FAMILJA KABASHI

Avni Kabashi  20.04.1955 – 13.05.1999

Urim Kabashi 20.04.1982 – 13.05.1999

Murat Kabashi 17.03.1952 – 13.05.1999

FAMILJA BALAJ

Fadil Balaj  17.08.1998 – 13.05.1999

Isuf Balaj 12.06.1998 – 13.05.1999

FAMILJA BEHLULI

Rexhep Behluli  15.04.1973 – 13.05.1999

FAMILJA SELIMAJ

Vesel Selimaj  13.09.1977 – 13.05.1999

FAMILJA MUÇAJ

Besnik Muçaj  24.03.1999 – 13.05.1999

 

REZYME

Populli shqiptar ndër shekuj kishte përjetuar luftëra dhe gjenocide të njëpasnjëshme dhe të ndryshme. Nga antikiteti, periudha e pushtimit të Perandorisë Osmane, e deri në luftën e fundit në Kosovë, janë kryer një mori krimesh dhe gjenocidesh kundrejtë popullatës së pafajshme. Vrasjet, Përdhunimet, Persekutimet ishin pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Lufta e fundit në Kosovë, shkaktoi probleme të shumta në të gjitha sferat. Sidomos në vitet e 90, kishim largime nga puna, përndjekje të figurave të ndritura të popullit tonë, mbyllja e shkollave, spitaleve, ndikuan negativisht në memorien tonë. Të gjitha këto ishin të papërballueshme dhe jashtë çdo imagjinate njerëzore. Përderisa në botën perëndimore kishte jjë avancim dhe një luzim të të drejtave njerëzore, arritje në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, në vendin tonë kishte filuar të lulëzonte robëria dhe ndalimi nga çdo gjë jetësore. Qëllimi i këtyre gjërave kishte një emërues të përbashkët – Mohimi i identitetit tonë kombëtar. Pavarësisht dhunës fizike, intelektuale dhe morale, populli shqiptar nuk hoqi dorë nga e drejta e tyre për arsimim, ekonomi dhe shëndetësi të pavarur. Aq më shumë për krijimin e shtetit të pavarur dhe Sovran. Vlen të përmendet që me fillimin e luftës në vitet 1997-1999, filloi një errësirë jetësore për ne. Era luftë filloi të ndihet gjithëandej. Largimi me dhunë nga shtëpitë, Shtëpitë e djegura, Përdhunimet e shumta, Masakrimet e mëdha që u bënë ndaj popullësisë së pafajshme në mbarë vendin, Përndjekja e njerëzve, Arrestimi i figurave të ndritura kombëtare, ishin ngjarjet më mizore që kishin ndodhur. Në të gjithë vendin në përgjigthësi, e në Prizrren në veçanti, u bënë masakrat më mizore që njehë ndonjëhere historia botërore. Në Krushë të Madhe, në Mehë të Gjakovës, në fshatrat përreth Prizrenit, e veçanërisht në Korishë, është kryer Masakra më e madhe që njehë historia jonë kombëtare. Qëllimi kryesor i agresorit ishte – Spastrim Ernik në trojet tona. Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Miqve tanë ndërkombëtar, Shteteve Perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleatëve, arritëm të fitojmë luftën në mënyrën më të pastër dhe më dinjitoze ndaj armiqëve tanë shumëshekullor. Edha pse pas 22 viteve, nga çilirimi i vendit tonë, akoma nuk arrijmë të gjejmë qetësi dhe paqen e dëshirueshme. Mirëpo, falë luftës sonë të pastër dhe gjakut të derdhur për liri. Do të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe amaneti i dëshmorëve tonë të shkojë në drejtimin e duhur dhe të shumë kërkuar.