Ballina Sport FIFA shpall kandidatët për çmimet prestigjioze “The Best” 2023

FIFA shpall kandidatët për çmimet prestigjioze “The Best” 2023

Carlo Ancelotti dhe Mario Balotelli. Në mesin e kandidatëve për çmimet “The Best FIFA” të vitit janë edhe dy italianë. Falë fitores në Champions League me Real Madridin, i pari është ndër kandidatët për trajner të vitit. Nga ana tjetër, ish-sulmuesi i kombëtares italiane garon në kategorinë e golit të vitit për atë që shënoi ndaj Adanas në kampionatin turk, majin e kaluar.

Në mesin e kandidatëve edhe goli i Theo Hernandez në Milan-Atalanta, sezonin e kaluar. Njohja për lojtarin më të mirë në botë, e titulluar “The Best FIFA” u krijua me synimin për t’i dhënë vazhdimësi cmimit të shkrirë me “Topin e Artë” të “France Football” më 2010, të dhënë për gjashtë vite. Ceremonia do të mbahet më 27 shkurt.

LOJTARI I VITIT

Julian Alvarez (Argjentinë/River Plate/Manchester City); Jude Bellingham (Angli/Borussia Dortmund); Karim Benzema (Francë/Real Madrid); Kevin De Bruyne (Belgjikë/Manchester City); Erling Haaland (Norvegji/Borussia Dortmund/Manchester City); Achraf Hakimi (Marok/PSG); Robert Lewandowski (Poloni/Bayern Munich/Barcelona); Sadio Mané (Senegal/Liverpool/Bayern Munich); Kylian Mbappé (Francë/PSG); Lionel Messi (Argjentinë/PSG); Luka Modric (Kroaci/Real Madrid); Neymar (Brazil/PSG); Mohamed Salah (Egjipt/Liverpool); Vinícius Junior (Brazil/Real Madrid).

LOJTARJA E VITIT

Aitana Bonmati (Spanjë/Barcelona); Debinha (Brazil/North Carolina Courage); Jessie Fleming (Kanada/Chelsea); Ada Hegerberg (Norvegji/Lyon); Sam Kerr (Australi/Chelsea); Beth Mead (Angli/Arsenal); Vivianne Miedema (Holandë/Arsenal); Alex Morgan (SHBA/Orlando Pride/San Diego Wave); Lena Oberdorf (Gjermani/Wolfsburg); Alexandra Popp (Gjermani/Wolfsburg); Alexia Putellas (Spanjë/Barcelona); Wendie Renard (Francë/Lyon); Keira Walsh (Angli/Manchester City/Barcelona); Leah Williamson (Angli/Arsenal).

TRAJNERJA E VITIT

Sonia Bompastor (Francë/Lyon); Emma Hayes (Angli/Chelsea); Bev Priestman (Angli/kanadeze ndërkombëtare); Pia Sundhage (Suedi, ndërkombëtare braziliane); Martina Voss-Tecklenburg (Gjermani/ekipi kombëtar gjerman); Sarina Wiegman (Skuadra kombëtare e Holandës/Angli).

TRAJNERI I VITIT

Carlo Ancelotti (Itali/Real Madrid); Didier Deschamps (Francë/ndërkombëtar francez); Pep Guardiola (Spanjë/Manchester City); Walid Regragui (Marok/Wydad/kombëtarja e Marokut); Lionel Scaloni (Argjentinë / Kombëtarja e Argjentinës).

PORTIERJA MË MIRË FEMËR

Ann-Katrin Berger (Gjermani/Chelsea); Mary Earps (Angli/Manchester United); Christiane Endler (Kili/Lyon); Merle Frohms (Gjermani/Eintracht Frankfurt/Wolfsburg); Alyssa Naeher (SHBA/Chicago Red Stars); Sandra Paños García-Villamil (Spanjë/Barcelona).

PORTIRI MË I MIRË

Alisson Becker (Brazil/Liverpool); Yassine Bounou (Marok/Seville); Thibaut Courtois (Belgjikë/Real Madrid); Ederson (Brazil/Manchester City); Emiliano Martínez (Argjentinë/Aston Villa).

ÇMIMI “PUSKAS”

Mario Balotelli (Itali): Adana Demirspor-Göztepe Spor Kulübü, Super Lig Turqi, 22 maj 2022;

Amandine Henry (Francë): Barcelona-Lyon, finalja e Ligës së Kampionëve për femra, 21 maj 2022;

Theo Hernandez (Francë): Milan-Atalanta 15 maj 2022; Alou Kuol (Australi): Irak-Australi U-23, Kupa e Azisë U-23, 4 qershor 2022;

Kylian Mbappé (Francë): Argjentinë-Francë, finale e Kupës së Botës, 18 dhjetor 2022;

Francisco Gonzalez Metilli (Argjentinë): Atlético Central Córdoba-Atlético Rosario Central, Primera División, 1 gusht 2022;

Marcin Oleksy (Poloni): Warta Poznan-Stal Reszów, Pzu Amp Futbol Ekstraklasa, 6 nëntor 2022;

Salma Paralluelo (Spanjë): Barcelona-Villarreal, Liga e Grave, 2 Prill 2022;

Dimitri Payet (Francë): Marseille-Paok Selanik, Liga e Konferencave, 7 Prill 2022;

Richarlison (Brazil): Brazil-Serbi, Kupa e Botës, 24 nëntor 2022;

Alessia Russo (Angli): Angli-Suedi, Kampionati Evropian për Femra, 26 korrik 2022.

FANSI I VITIT

Abdullah Al Salmi (Arabia Saudite): Eci nëpër shkretëtirë nga Jeddah në Katar për të brohoritur për ekipin e tij kombëtar në Kupën e Botës.

Tifozët e Argjentinës: mbërritën në numër të madh në Katar për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Tifozët japonezë: për pastrimin e stadiumeve në Kupën e Botës, pas ndeshjeve të ekipit të tyre kombëtar.