Faqet e para në shtypin britanik ishin tejmbushur me deklaratëne Princ Harry-t në intervistën e tij për ITV.
“Unë nuk thashë që familja mbretërore është raciste” u shprehPrinci i cili foli më shumë për promovimin e librit të tij, pavarësisht se kalimi në familjën mbretërore ishte ipashmangshëm.
Harry e ka mohuar akuzën kundrejt familjes së tij për racizëm nënjë intervistë të dhënë në muajin mars të vitit 2021.
Në atë kohë, një nga anëtarët e familjes së tij thuhej se kishteshprehur shqetësimin mbi ngjyrën e lëkurës që kishin fëmijët ePrincit me gruan Meghan Markle.
Sipas mediave ndërkombëtare kjo deklaratë e re e Princ Harrytmund të jetë një “ofertë paqeje” për familjen mbretërore.
I pyetur nëse është në kontakt me vëllain dhe babain e tij, 38-vjeçari është përgjigjur:
“Aktualisht jo”.
Megjithatë, Harry shtoi ndër të tjera se ai po pret me padurimpër t’u pajtuar me Princin e Uellsit vjeç dhe sovranin.
Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle shpresojnë për një“bisedë private” dhe “konstruktive” në të ardhmen.