Ballina Aktualitet Turizmi i shfrenuar po u zë frymën qyteteve evropiane me më shumë...

Turizmi i shfrenuar po u zë frymën qyteteve evropiane me më shumë atraksione

Qytetet si Amsterdami dhe Roma mburren me arkitekturë dhe kulturë fantastike, por tërheqin aq shumë turistë sa që vendasit po vuajnë. Cilat janë disa nga qytetet evropiane që po përjetojnë turizëm të tepruar?

Venecia

Venecia është një nga qytetet më piktoreske në Evropë. Për fat të keq, kjo bukuri i ka kushtuar shtrenjtë, pasi miliona turistë vërshojnë në qytet çdo vit, duke i zhvendosur banorët.

Venecia, parada historike me gondola poshtë urës Rialto

Në një përpjekje për të lehtësuar presionin, autoritetet e qytetit po shqyrtojnë një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë, shumë prej të cilëve zbarkojnë nga anijet masive të lundrimit. Venecia ka përjetuar rregullisht vitet e fundit protesta kundër turizmit të shfrenuar.

Firence

Firence një tempull i artit vizitohet nga miliona turistë

Firence është një tjetër qytet që shumë turistë e kanë të vështirë t’i rezistojnë falë arkitekturës së saj të bukur të Rilindjes dhe muzeve të klasit botëror. E keqja, megjithatë, është se vizitorët e kanë të vështirësi të takojnë vendas, pasi pjesa më e madhe e qytetit është e pushtuar nga turistët. Autoritetet dhe banorët e Firences janë të dëshpëruar nga përballja me turizmin e tepruar.

Roma

Roma: Atraksionet e shumta historike dhe kulturore të kryeqytetit italian e bëjnë atë një magnet të vërtetë turistik

Është e rrallë të kesh për vete Shkallët Spanjolle të Romës (në foto), ose ndonjë pikë referimi tjetër të famshme. Atraksionet e shumta historike dhe kulturore të kryeqytetit italian e bëjnë atë një magnet të vërtetë turistik – në vitin 2019, Roma regjistroi rreth 26 milionë prenotime fjetjeje. Autoritetet kanë kërkuar të menaxhojnë më mirë masat duke kufizuar hyrjen në shatërvanin e Trevit dhe duke mos lejuar njerëzit të ulen në shkallët spanjolle.