Ballina Bota Përmbytje nga shirat, evakuohen Princ Harry dhe Meghan Markle

Përmbytje nga shirat, evakuohen Princ Harry dhe Meghan Markle

Montecito, vendi ku gjendet shtëpia e Princit Harry dhe Meghan, janë evakuuar për shkak të stuhive të vazhdueshme në shtetin e Kalifornisë.

Që nga 26 dhjetori, Montecito, një vend ku jetojnë shumë yje, është përfshirë nga reshjet e dendura, transmeton Indeksonline.

Dymbëdhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve.

Ditën e djeshme 25.000 persona u evakuuan, duke përfshirë banorët e Montecito, shtëpia e shumë yjeve të mëdhenj si Ellen DeGeneres, Ariana Grande, Jennifer Aniston dhe Oprah Winfrey.

Pesë vjet më parë, më shumë se 20 njerëz mbetën të vdekur në Montecito nga rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara gjithashtu nga shirat e dendur.