Ballina Kulturë Alpet Shqiptare tërhoqën rreth 240 mijë turistë në vitin 2022

Alpet Shqiptare tërhoqën rreth 240 mijë turistë në vitin 2022

ATSH/ Parku Kombëtar i Alpeve gjatë vitit të kaluar ka qenë një ndër destinacionet më të vizituara në vendin tonë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër tha për ATSH-në se  “lumi i Gashit, Lugina e Valbonës, Thethi, Vermoshi dhe Boga nga janari deri në dhjetor të 2022 u vizituan nga 230 944 turistë”.

“Konkretisht në këtë periudhë 104 595 ishin turistë vendas dhe 126 349 të huaj”, tha ADZM Shkodër.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit janë të pakta dhe në gjendje të keqe.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.