Ballina Sport Kombëtarja Shqiptare zgjedh trajnerin e ri

Kombëtarja Shqiptare zgjedh trajnerin e ri

Stoli i Kombëtares Shqiptare është vakant që prej largimit të Edi Rejas. Federata Shqiptare e Futbollit prej muajsh po studion mundësitë për pasuesin e italianit dhe në listën e tryezës së presidentit Duka kanë qarkulluar disa emra.

Nga italianët “tradicional” si Cambiasso deri te shqiptarët Ilir Daja e besnik Hasi. Zërat kanë shkuar shumë larg, madje deri në Brazil ku Sylvinho, asistenti i Tites në Kombëtaren braziliane, u zbulua nga Duka në një emision në Shqipëri.

Tashmë çdo gjë ka marrë fund, FSHF ka zgjedhur strategun e ri dhe është pikërisht braziliani Sylvinho. Pas një dekade, Shqipëria nuk do të drejtohet më nga shkolla italiane por do të vijë një brazilian. Objektivi kryesor për Sylvinhon do të jetë kualifikimi në Euro2024 në Gjermani.