Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka publikuar një mesazh për Krishtlindje në Twitter, në të cilin ftoi të gjithë të kujtojnë këtë vit të rëndësishëm, i cili, siç tha ajo, zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës.
“Derisa festojmë Krishtlindjet, le të kujtojmë këtë vit të rëndësishëm. Viti kur tejkaluam vështirësitë, krizën e paprecedentë të energjisë dhe treguam solidaritet me ukrainasit që po mbrojnë vendin e tyre”, shtoi ajo.
”Një vit kur tejkaluam vështirësitë, një krizë të paprecedentë energjetike dhe treguam solidaritet me ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre.
”Ky vit zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës”, ka shkruar Von der Leyen duke uruar festat e fundvitit.