Ballina Sport Argjentinë-Francë, përgjegjësi i VAR-it: “Ja cili ishte episodi më i dyshimtë”

Argjentinë-Francë, përgjegjësi i VAR-it: “Ja cili ishte episodi më i dyshimtë”

Arbitri Tomasz Kwiatkowski, përgjegjësi i VAR-it në finalen e Kupës së Botës 2022 Argjentinë-Francë (7-5 me penallti), ka folur për situatën më të vështirë për arbtirat që ka ndodhuri gjatë ndeshjes.

“Sigurisht ka qenë hedhja në zonën e rreptësisë e Marcus Thuram. Arbitrat e VAR-it shpesh i besojnë përshtypjes së parë. Në këtë situatë, bëhej fjalë për një faull ose një simulim.

“Sapo Szymon Marciniak ka përcaktuar se bëhej fjalë për një simulim, kam thënë se ishte e nevojshme të ndërpritej ndeshja dhe të kontrollohej gjithçka. Fatmirësisht, në kontrollin e parë, kam kuptuar se kishte të drejtë.

“Vendimi ka qenë korrekt. Kemi analizuar gjithçka shumë shpejt, por nuk ka qenë një detyrë e lehtë për arbitrat e VAR-it”, ka përfunduar Kwiatkowski.