Në Shqipëri kanë hyrë mbi 12 milion shtetas në 11 muaj. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se kjo shifër ka tejkaluar me rreth 8 % numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019 që vlerësohet si një ndër periudhat më pozitive të turizmit në vend para pandemisë.
Statistikat tregojnë se ardhja e turistëve tashmë është shtrirë edhe në stinë të tjera përtej verës. Sipas të dhënave të Instat hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2022, janë mbi 808 mijë , ky tregues rezulton me një rritje 47,4 %, krahasuar me Nëntor 2021.
Duket se efektet e pandemisë tashmë janë tejkaluar nga sektori I turizmit i cili pritet të ketë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë këtij viti.
Turistët e huaj
Janar-nëntor 2019 11,2 mln
Janar –tetor 2022 12 mln