“Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me shoqatën ” Sali Çekaj”, organizon sesion shkencor kushtuar luftarit të shquar Ali Fazli prekazit, me temën: “Heroizmi i luftarëve shqiptarë gjat Luftës së Dytë Botërore në mbrpjtjen e kufijve etnikë”!
Shoqata ” Kosova për Sanxhakun” e cila synim parësor ka zbardhjen e të kaluarës së historisë kombëtare të Sanxhakut, falë aktivitetit të saj ka marrë përkrahjen morale e materiale të shoqatës “Sali Çekaj”, e së fundmi në partneritet me shoqatën e përmendur ia kanë mësy që ta zbardhin luftën për mbrojtjen e Trojeve Etnike të Shqipërisë së Epërme, nëpërmjet hulumtimve dhe organizimin e sesioneve shkencore, deri në idetifilkimin e të gjithë pjestarëve dhe të rënëve për mbrojtjen dhe çlirimin e krahinës së Sanxhakut duke u nisur nga Lufta e Pazarit, Peshterit, Sjenicës, Rozhajës, Bihorit e kështu me radhë derit te Beteja e Nokshiqit.