Ballina Aktualitet WhatsApp theu rekord me mesazhe gjatë finales së Kupës së Botës

WhatsApp theu rekord me mesazhe gjatë finales së Kupës së Botës

Platforma e mesazheve “WhatsApp” e cila operon në kuadër të Metas, ka thyer rekord me mesazhe gjatë finales së Kupës së Botës, që është zhvilluar më 18 dhjetor në Katar.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i Metas, Mark Zuckerber, i cili ka shkruar të martën në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë.

Zuckerbergu ka përmendur edhe postimin e Kupës së Botës të Leo Messit i cili siç ka thënë, tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

“Postimi i Kupës së Botës i Leo Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales”, ka thënë Zuckerberg.