Ballina Sport Van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori

Van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori

Louis van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori. Argjentina ka bërë që trajneri i Holandës të japë dorëheqjen disa orë pas përballjes në Katar, ku skuadra doli me barazim 2-2 nga minutat e rregullta, por u mund me penallti.

Nga 1 janari në krye të Holandës ulet Ronald Koeman.

Van Gaal zbuloi se ishte konsultuar për emërimin e pasardhësit të tij Koeman-it, duke i thënë më parë De Telegraaf: “Një vit më parë, unë isha i vetmi trajner në dispozicion që kishte përvojë, që tani vlen për Koeman. Ai do të ishte një pasardhës i mirë”.

Në prill, Van Gaal zbuloi se vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës, duke pranuar se ia kishte fshehur diagnozën e tij lojtarëve të skuadrës në një përpjekje për të mbajtur fokusin tek Kupa e Botës.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner. Në atë kohë kam trajnuar 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur asnjë. Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google ‘Luis van Gal, ekipi holandez’ dhe të shihni vetë diferencën e golave. Unë e shikoj atë në një mënyrë shumë pozitive. Me Anglinë ishim e vetmja skuadër që ishim të pamposhtur së bashku me Kroacinë dhe Marokun. Nuk mendoj se jemi rrahur sot. Ishte vetëm një penallti. Ajo që po lë pas është një grup i madh”, tha Van Gal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Ikona holandeze u rikthye për një mandat të tretë në krye të kombëtares në gusht të vitit të kaluar.