Ballina Ravijëzime Satirike / Samiti

Satirike / Samiti

Shkëlqen Samiti i Tiranës

Me valle rugove e devollçe,

Për t’ia kthyer buzëqeshjen

Kësaj botës marroçe…!

 

Tani Bashkimi Evropian

Me Ballkanin Perëndimor,

Do ta mësojnë vallëzimin

Me qejf, o me zor!

 

Mbase kur t’hysh në valle

Duhet luajtur këmbët,

Përndryshe o njerëz

Keq na mpihen dhëmbët!

 

Samitin e bëri historik

Edhe protesta në Tiranë,

Goditja e Salës me grusht

Dhe koka e Gertit tupan!

 

Për mungesë të Kurtit

U vërejt keq Vuçiq,

Në valleve të shqipeve,

Nuk duartrokiti hiç!

 

S’është diçka në rregull

S’bëhet nami me bedel,

Nuk takohen në Tiranë

I sheh bashkë në Bruksel!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)