Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë po vazhdon edhe sot të mbetet temë kryesore në opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.
Ballinat e seciles media janë “pushtuar” me dy shqiptarët që arritën të sjellin fitoren e Zvicrës kundër Serbisë.
Gazetari Enver Robelli, përmes një postimi në Facebook ka publikuar ballinën e e gazetës Sonntags Zeitung, që figuron të jetë Granit Xhaka, përcjell “Bota sot”.
“Pas 30 vitesh ky është komenti i parë që botohet në faqen e parë të gazetës Sonntags Zeitung. Ngjarjet e mëdha përjetësohen me ballina historike”, shkroi ndër të tjera Robelli.
Postimi i plotë
Rrnoftë Granit Xhaka!
Ballina e Sonntags Zeitung nesër.
Para se të fillojë punën shtypshkronja, një pamje e ballinës për botën digjitale.
Pas 30 vitesh ky është komenti i parë që botohet në faqen e parë të gazetës Sonntags Zeitung. Ngjarjet e mëdha përjetësohen me ballina historike. Lexuesit mes Zürichut dhe Gjenevës gazetën e gjejnë nesër në çdo kiosk!