Ballina Shëndet Pas këtyre pijeve duhet të prisni të paktën 1 orë për të...

Pas këtyre pijeve duhet të prisni të paktën 1 orë për të larë dhëmbët

Shumë nga pijet që konsumojmë pothuajse çdo ditë mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin tonë dhe konkretisht, të dëmtojnë dhëmbët tanë veçanërisht nëse i pastrojmë drejtpërdrejt.

Nuk duhet të lani dhëmbët pasi të keni pirë kafe, lëng portokalli, pije me gaz ose ujë me limon.

Këto janë katër lloje të pijeve shumë acide që mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj. Nëse i konsumoni dhe brenda orës së ardhshme i lani dhëmbët, atëherë ekziston rreziku i gërryerjes së smaltit.

Siç rekomandohet nga Shoqata Amerikane e Stomatologjisë, duhet të presim të paktën një orë para se të lajmë dhëmbët pas konsumimit të këtyre pijeve. Erozioni mund të ndodhë nëse i pastrojmë dhëmbët ndërsa pasta jonë e dhëmbëve është ende në gjendje acidike, sipas një studimi të vitit 2018 të botuar në Journal of Physics Conference Series.