Ballina Aktualitet Sanxhak-bej të portalit “Sandzacke.rs” i Novi Pazarit çka patët me Flamurin Kombëtar...

Sanxhak-bej të portalit “Sandzacke.rs” i Novi Pazarit çka patët me Flamurin Kombëtar Shqiptar, me Flamurin Shtetëror të Kosovës?!

​​Nga Ramiz LUSHAJ

1.

PortaliSandzacke.rs në Novi Pazar, i mirënjohur dhe për sulme kundërshqiptare, me 12 nëntor 2022, ende pa përfunduar “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë, theksimon se: “në Takim u valvitën vetëm Flamuri i Shqipërisë dhe ai Kosovës“, e kjo, sipas atyre, qenka një tjetër arsye më shumë për akuzë e përcaktimin “Kuvend i Shqipërisë së Madhe“!

2.

Sigurisht shprehimoj keqardhje deri në revoltë publike se si mundet një portal që e mbart në siglen e emblemën e tij emrin “Flamuri” (Sanxhak, në aspektin ushtarak të krijimit e veprimtarimit ka nocionin Flamur) paska kaq alergji politike-nacionaliste-etnike ndaj dy flamujve fqinjë/kojshi ballkanik të Shqipërisë e të Kosovës, flamuj nga të cilët asnjëherë përgjatë gjithë historisë ballkanike-europiane boshnjakët nuk patën asnjë të keqe, sikurse ua solli në të gjitha kohërat Flamuri Kombëtar i Serbisë/Flamuri Shtetëror i Serbisë/Hymni i Serbisë, liderët pansllavë TitoMillosheviçiVuçiçi, që e kanë  mbajt Sanxhakun të pushtuar, aneksuar, sunduar, diskriminuar edhe në të Drejta e Liri Themeltare etj..

3.

Ju, botues të “Sandzacke.rs” (“r.s.”), e dini fort mirë se si po iu imponohet Serbia me shkopin e Qeverisë, me çekiçin e Drejtësisë, me kthetrat e “OZNA”-s së re Serbe, që “Dita e Unitetit, Lirisë e Flamurit Kombëtar Serb” (15 shtatori, prej nga viti 1918 i LPB), të festohet gjithësisht e të leximohetobligueshëm në kor (e me koritje) teksti pansllav ”Uniteti Serb” deri edhe në të gjitha shkollat, jo vetëm në Serbi, po dhe në Republikën Sërpska (etnitet në Bosnje-Hercogovinë), edhe në Sanxhakun e Novi Pazarit (Tregu i Ri) me shumicë boshnjake e shqiptare, edhe në Luginën e Preshevës (tre komunat e saj etnike, me popullsi shqiptare), edhe në shkollat në mjedise shumetnike, me përzjerje etnike të fëmijëve etj.

Kjo “Dita e Unitetit, Lirisë e Flamurit Kombëtar Serb” po kërkon prej kohësh veçmas tashti së vonit, promovimin e termit e konceptit të “Botës Serbe” (të shpikur e praktikuar në përgjithësi nga Vulini e i përqafuar në realitete nga Vuçiçi), që, sipas Serbisë, po duan që Vuçiçi të jetë “President i të gjithë Serbëve të Ballkanit”, si një “Car Llazar i Ri” modern e autokrat  (edhe në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë e kudo tjetër, po dhe në territore e etni të tjera si në Sanxhak, Luginën e Preshevës,  Vojvodinë).

E dinë fort mirë sanxhakasit e vjetër e të rinj se si vjet, më 2021, kur mësuese Adela (A.M.-K.) në një shkollë fillore tëNovi Pazarit nuk iu bind Urdhrit të prerë të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për intonimin e Himnit Kombëtar të Serbisë “Drejtësi e Zotit” në ma të parën ditë të vitit të ri shkollor 2021-‘22, por nxënësit boshnjakë e kënduan Hymnin Boshnjak “Unë jam biri yt”, e, atëherit, Shteti Serb (SerboMadh) në Sanxhak e Beograd, e thirri mësuesen në Polici të Novi Pazarit, iu cenua edhe paga e punës, u përdor një truk justifikues, pati protesta, u kalua në ndërkombëtarizime të çështjes, etj.

4.

Sigurisht, artikullshkruesi-t hisenik e hijenik duhet ta dijnëapo iu duhet kujtuar se Flamuri Shtetëror i Kosovës është në simbolikë, njiherit, përndryshe, dhe “Flamuri i Boshnjakëve”, sepse një nga 6 yjet e bardha të tij i përkatëson Komunitetit Boshnjak në Kosovë.

E, askund tjetër në botë, Boshnjakët nuk e gëzojnë këtë fakt e fat përveçse në dy Flamuj Shtetëror të dy shteteve të Ballkanit Perëndimor, në atë të Bosnje-Hercegovinës (me shumicë boshnjake, mbi 51 për qind) dhe në atë të Kosovës (ndonëse me shumicë shqiptare, mbi 92 për qind).

5.

Po ju dveti: po me Flamurin e Kosovës çka patët ju, o sanaxhak-bej të “Sandzacke.rs” (“r.s”.), pasi, realisht, është i vetmi flamur shtetëror zyrtar në botë që i përngjan Flamurit shtetëror zyrtar të Bosnje-Hercegovinës (Boshnjake) si për nga ngjyrat, dhe për nga format e përdorura (yjet e bardha, forma e verdhë/e artë e vendit,  sfondi blu). Edhe Serbia e Vuçiçit dhe e vuçiçëve të sotëm nuk e dojnë deri në urrejtje biopolitikeekstreme, as dje, as sot për sot, Flamurin e Kosovës: as në hartën e botës, as në takime e konferenca ndërkombëtare (!)

6.

Atëherit, (ndoshta) sipas jush, sanxhak-bej të portalit “Sandzacke.rs” (“r.s.”) në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”, në Pejë, “kryeqytetin e Alpeve”, u dashka larta-ngritë në Panelin e Drejtimit, i treti flamur, ai Flamuri Kombëtar apo Flamuri Shtetëror i Serbisë (!)

Ndërkohëqë Serbia nuk e don kurrkund e kurrqysh Flamurin e Kosovës (si simbol i identitetit të shtetësisë së saj).

Ndërkohëqë Serbia e ndalon ligjërisht përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar edhe në komunat me popullsi shqiptare.

Ndërkohë që Serbia e Vuçiçit e Daçiçit në Veri të Kosovës kërcenonte edhe në ato ditë nëntori 2022 rendin e qetësinë e Pejës e të Sanxhakut, të Kosovës në tanësi e të Ballkanit në veçanti, kësisoj deri edhe të Europës e të Botës, etj.?!

E, pse u dashka që “Gazeta e Alpeve” në Tiranë dhe komuna e Pejës në Kosovë (si bashkorganizatorë) të ngrejnëprotokollarisht në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”, krahas Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Flamurit Shtetëror të Kosovës edhe Flamurin Kombëtar/Shtetëror të Serbisë, ndërkohëqëKosova prej 12 qershorit 1999 është e çliruar prej Serbisë, prej 17 shkurtit 2008 e pavarur e sovrane prej Serbisë, e cila nuk është e pushtuar shumanshërisht, e aneksuar territorialisht, ende e “robëruar” (në shumëçka, përshumëçka, shpesh herë) prej Serbisë hegjemoniste, sikurse Sanxhaku i Novi Pazarit, që në identitetet e veta mban mbishkrime e nënshkrime të Serbisë.

7.

As në Pejë dhe as kund tjetër në asnjë komunë të Kosovës dardane, edhe sikur “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” ta organizojmë në komunën e Mitrovicës së Veriut (përtej Urës së Ibrit) me shumicë popullsie në origjinë apo deklarim serbë (sllavë); as në komunën e Mamushës me shumicë popullsie të deklaruar turqë; as në komunën Prizren, ku gjendet numri më i madh i boshnjakëve të Kosovës; as në komunën Dragash me shumicë popullsie të deklaruar goranë; as në komunat Prizren, Gjakovë e Fushë Kosovë ku gjendet përkatësisht numri më i madh i romëve, i egjyptianëve, i ashkalinjëve, nuk do t’i ngrejmë në veprimtaritë tona flamujt e shteteve të tyre.

Dhe a e dini pse- ju sanxhak-bej të “Sandzacke.rs” (“r.s.”)?!

Sepse, siç e kena cek edhe ma nelt, tek Flamuri Shtetëror i Kosovës, në 6 yjet e tij të bardha, përfaqësohen edhe shqiptarët etnikë, edhe serbët (popullsia numerike e dytë), edhe romët (përfshi dhe ashkalinjtë e egjyptianët), edhe boshnjakët (popullsia e katërt në Kosovë, me 30 mijë banorë), edhe turqit, edhe goranët.

Edhe Mali i Zi fqinjë po kërkon prej vitesh që etnia e tij në Kosovë të jenë i shtati në këtë Flamur Shtetëror të Kosovës, që kësisoj “Padrejtësia Ndërkombëtare” në shpalljen e Kosovës multietnike të jetë edhe ma e randë, ma e thellë, ma e padrejtë. Vet Mali i Zi nuk ka asnjë etni të tij mbi 50 për qind të popullsisë, po (sipas rregjistrimit ma të fundit të vitit 2011) ka 45 për qind malazezë, 28.7 për qind serbë, 8.6 për qind boshnjakë, 4.9 për qind shqiptarë, muslimanë sipas përkatësisë 3.3 për qind, kroatë 0.9 për qind etj., por në Kushtetutën e tij cilësohet  “shtet i pavarur dhe sovran, me formë republikane të sundimit..shtet qytetar, demokratik, ekologjik dhe shtet i së drejtës sociale, i bazuar në sundimin e ligjit”. Pra, Mali i Zi i ka gjithë këta mbiemra, po askund nuk cilësohet si “shtet multietnik” (!).

Ky përfaqësim në Kosovë është realitet në Flamur, në territor, në popullsi dhe nuk ka askush të drejtë të na sulmojnë me shigjeta të helmatisura se pse janë veç dy flamuj dhe nuk u përfaqsokan edhe etnitë e tjera të Kosovës e disa të tilla në Serbi e gjetkë deri në Egjyptin transkontinental.

se nuk iu pëlqen Portalit Sandzacke.rs apo ndokujt tjetër, ky përfaqësimim etnie deri në Flamurin e Kosovës, atëherit drejtoheni me ankimime diplomatike e juridike ndërkombëtare ndaj UNMIKU-t e OKB, Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën (ISG), BE-së, SHBA-ve, NATO-s, KE-së, OSBE-së, po mos na sulmoni ne- simotren tuaj mediatike ndërballkanike: “Gazeta e Alpeve” dhe askënd tjetër, bashkorganizator të “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” të 12 Nëntorit 2022, në qytetin historik, turistik, kulturor e sportiv të Pejës.

8.

Nëse “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë do të mbahej me 11 maj, në Ditën e Flamurit të Boshnjakëve, (përcaktuar në përkujtim e nderim të themelimit të Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, 11 maj 1991), atëherit besoje se do të ishte aty me patjetër edhe Flamuri i Boshnjakëve. Dhe të jeni të bindur: aty do të këndohej e dëgjohej edhe Hymni i Sanxhakut “Unë jam biri yt” (i adaptuar nga Hymni i Bosnje-Hercegovinës, pak përpara Marrëveshjes së Dejtonit, i publikuar dhe në YoTube).

E gjitha kjo, sepse jemi (me aq sa mundemi) një gazetë PanShqiptare dhe NdërBallkanike, jemi për bashkëpunime e integrime ndërballkanike euro-atlantike, me patjetër edhe me Sanxhakun, edhe me Luginën e Preshevës, edhe me Vojvodinën, e pse jo (duke mbetë gjithnjë opozitë me regjimin e Vuçiçit) në shumëçka dhe për shumëçka, në disa raste, edhe me vet Serbinë Ballkanike, pro Ruse, historikisht “grua e Lindjes, dashnore e Perëndimit”, duke ecur gjithnji e përgjithnjë  si media në rrjedhën e lartësitë e integrimeve euro-atlantike, duke shfrytëzuar edhe çdo mundësi të “Ballkanit të Hapur”, por duke pasë parasysh për ardhmëri realitetore e vizionare Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

9.

Në Ftesën e “Kuvendit Kombëtar të Alpeve“ dhe nëProgramin e tij ishte planifikuar një rubrikë me “PoëerPoint“ nëekrnain e Vidio-Projektorit të madh në të dy anët e Panelit tëDrejtimit të Kuvendit në hotelin pesëyjesh “Dukagjini“ në Pejë.

Dhe ashtu ndodhi. Rubrika u dha e plotë.

Aty, me foto-tekste u paraqiten pamje nga Sanxhaku. Nëmes tyre shfaqej dhe Flamuri i Sanxhakut. E kemi krye këtëveprim pa e ditë se ju do të na sulmoni dhe pa pas as ma tëvoglin merak për vetëmbrojtje nga ndodnjë sulm i këtillë si ky i portalit tuaj.

​​10.

Sanxhak-bej të portalit “Sandzcake.rs” në Novi Pazar (Tregu i Ri), kryeqendra e Sanxhakut në Republikën e Serbisë, çka patët me Flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës?!

E, po na duhet t’ju kujtojmë se Ajdin Draga i Tutinit (1864-1914) dhe Dervish Mitrovica i Novi Pazarit (1885…-1935) ishin delegat në Kuvendin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nëngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë.

Epo na duhet t’’iu kujtojmë se në Flamurin e Shqipërisë e të Kosovës ështe dhe gjaku i Shaban Polluzhës me trimat e tij qëe kanë shpëtue Sanxhakun nga spastrimi etnik prej boshnjakëve e shqiptarëve të atyshëm, edhe gjaku i Ali Ibër Nezajt që e shpëtoi Sanxhakun nga nisja e një luftë gjakderdhëse nëterritorin e saj në mes LSHP e Forcave Austro-Hungareze nëkohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

E, po na duhet t’ju kujtojmë se në Flamurin e Shqipërisë e të Kosovës është dhe gjaku i deputetit Nexhip Draga nga Tutini, i atdhetarit të shquar të Xhemijetit, Ferhat Draga nga Tutini; i Aqif Blytës nga Novi Pazari, ushtarak i lartë, komandant, deputet, politikan, etj., i Ahmet Dacit nga Rozhaja, ish kryetar komune në Pazari i Ri; i Mulla Jakup Kardoviq– Kombi nga Rozhaja, ish kryetar i komunës së Tutinit;  i Dervish Mitrovicës nga Pazari i Ri, i Xhelal Mitrovicës e shumë të tjerëve.

E, në përfundim po due me iu thanë Sanxhak-bej të portalit “Sandzcake.rs” se çka patët me Flamurin Kombëtar Shqiptar, me Flamurin Shtetëror të Kosovës?!

Tiranë, 27 nëntor 2022

(Foto: Shkëlzen REXHA i Gjakovës)