Ballina Sport Messi: Është Botërori im i fundit, mundësia e fundit për të realizuar...

Messi: Është Botërori im i fundit, mundësia e fundit për të realizuar ëndrrën time

(FILES) In this file photo taken on September 28, 2022, Argentina's Lionel Messi celebrates his goal during the international friendly football match between Argentina and Jamaica at Red Bull Arena in Harrison, New Jersey. - The captain of the Argentine national team and superstar of Paris Saint-Germain Lionel Messi announced that the World Cup 2022 in Qatar would "surely" be his last World Cup, in an interview with the ESPN-Argentina channel broadcast Thursday. (Photo by Andres Kudacki / AFP)

Lionel Messi ka thënë se Kupa e Botës “Katar 2022” do të jetë e fundit për të.

35-vjeçari ka luajtur për Argjentinën në çdo turne të tillë që nga ai i vitit 2006 në Gjermani.

Ai ndihmoi Argjentinën të arrinte në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, të cilën e humbën 1-0 ndaj Gjermanisë, por trofeu i mungon ende.

“Ndihem shumë mirë fizikisht”, tha sulmuesi i Paris Saint-Germain përpara ndeshjes së parë të Argjentinës kundër Arabisë Saudite, që do të zhvillohet nesër.

“Besoj se po arrij në formë shumë të mirë, si personalisht ashtu edhe fizikisht. Nuk ka problem”, shtoi ai.

Messi tha edhe se nuk është përgatitur ndryshe për turneun që për herë të parë luhet në nëntor dhe dhjetor.

“Unë nuk kam bërë asgjë të veçantë. Unë jam kujdesur për veten dhe kam punuar në të njëjtën mënyrë si kam punuar gjatë gjithë karrierës sime duke e ditur që ishte një moment i veçantë. Është Botërori im i fundit. Mundësia ime e fundit për të realizuar ëndrrën time, ëndrrën që ne jemi të gjithë pas”, nënvizoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Ne duhet të vazhdojmë për të. Unë kam folur me ta shumë herë për të dëshiruar më shumë, për të ëndërruar. Nuk mund të shqetësoheni për atë që mund të ndodhë. Është e vështirë të mendosh për këtë tani. Kur isha në moshën e tyre nuk e bëja. Ata duhet ta shijojnë këtë. Kupa e Botës është e veçantë. Ajo që do të ndodhë mund të mos përsëritet kurrë”, u shpreh tutje ish-sulmuesi i Barcelonës në konferencën për media.