Ballina Aktualitet Të miturit konsumatorë të duhanit, mosha ulet deri në 11-vjeç

Të miturit konsumatorë të duhanit, mosha ulet deri në 11-vjeç

Adoleshentët shqiptarë po priren gjithmonë e më shumë drejt konsumimit të duhanit. Ekspertët e shëndetësisë kanë dalë në përfundim se ky fenomen ka ardhur në rritje tek fëmijët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në një kohë që është e ndalur përdorimi i cigares nën 18 vjeç.

EKSPERT I SHËNDETIT PUBLIK  

ROLAND SHUPERKA  

“Studimi i fundit shkon 22% përqind djemtë, që është një shifër shumë  lartë nga mosha 13-15 vjeç dhe 9.9 vajzat, kur studimet ne mosha të rritur tregojnë se janë më të ulta. 85 % e atyre që konsumojnë duhan në jetë meshkuj-femra e fillojnë para moshës 18 vjeç, pra ky është momenti që është më delikat, duhet bllokuar kjo grupmoshë” 

Në rritje ka ardhur edhe përdorimi i cigareve elektronike që është kthyer në një fenomen shqetësues tek adoleshentët.

 EKSPERT I SHËNDETIT PUBLIK

ROLAND SHUPERKA

” Janë shumë të dëmshme që tregtohen pranë shkollave. është një problem që duhet ti vihet një vëmendje e madhe”

Psikologët e shkollave thonë se duhani shihet si diçka në modë, e shpesh të rinjtë ndikojnë njëri-tjetrin në këto vese.

IRENA ÇELA

PSIKOLOGE NË GJIMNAZIN “SAMI FRASHËRI”

“Shumica e adoleshentëve mund ta ketë ndezur cigaren edhe nga kurioziteti, i shtyn ajo e ndaluara dhe sa më shumë të ndaluar ta kemi këtë pjesën nuk duhet ta bëjmë jemi të prirur për ta provuar “.

Ekspertët sugjerojnë që të këtë sa më shumë projekte në shkolla dhe reklama që tregojnë për efektet negative te duhanit të moshat e vogla.