Ballina Aktualitet Kërcënimi nga sulmet kibernetike/ Ambasadorja e BE: Mbështesim Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Kërcënimi nga sulmet kibernetike/ Ambasadorja e BE: Mbështesim Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

 

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, pas sulmeve kibernetike.

Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja tha se, kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin që vjen nga hakerat.

“Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe  Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE.