Ballina Ravijëzime A duhet të heqim dorë nga make up-i herë pas here?

A duhet të heqim dorë nga make up-i herë pas here?

 

Themi shpesh që përdorimi i make up-it bllokon poret, s’e lë lëkurën të marrë frymë dhe rrjedhimisht shkakton papastërtira apo akne. Prandaj të bësh pak pushim prej tij duket më shumë se e nevojshme, por sa e vërtetë është kjo?

Nëse keni nevojë për disa ditë ose një javë pa aplikuar grim për të pastruar fytyrën tuaj, kjo nuk është për shkak se lëkura juaj ka nevojë për “të marrë frymë”. Lëkura nuk e bën një gjë të tillë.

Nëse vini re diçka që nuk shkon me lëkurën tuaj, është për shkak se ju jeni duke përdorur produkte të gabuara kozmetike ose nuk e lani fytyrën tuaj çdo natë, ose të dyja këto raste.

Plasaritjet e lehta në fytyrë mund të nënkuptojnë se është koha për të ndryshuar markën kozmetike apo edhe vet formulën. Kërkoni për produkte që kanë të shënuar “noncomedogenic”, të cilat zakonisht nuk përmbajnë përbërës me natyrë acaruese ose një fondotintë me acid salicilik që lufton puçrrat në fytyrë.

Pa marrë parasysh atë që ju përdorni, një larës që përdoret çdo natë është i panegociueshëm. Lëkura juaj largon qelizat e vdekura gjatë natës dhe produktet shtesë mund të ndërhyjnë në këtë proçës, duke shkaktuar puçrra, përshpejtimin e plakjes dhe shkaktimin e një pamjeje të lodhur. Kështu që ju mund të vendosni grim çdo ditë, vetëm se duhet ta pastroni atë çdo natë.

Më shumë se për make up, lëkura ka nevojë për mirëmbajtje.