Ballina Kulturë Satirike/ Klerikët 

Satirike/ Klerikët 

I pyetën me rend

Klerikët fetarë:

-Si i ndajnë të mirat

A hanë në kandar?!

 

Sa më përket mua

Tha Prifti qejfli:

-Do ta ndaj fitimin

Drejt në terezi!

 

Në tokë bëj një rreth

N’mes një vijë të drejtë,

Me dy duar të mirat

I hedhim përpjetë!

 

Çka bije këndej vijës

Për vete i mbaj,

Kurse matanë vijës

N’popull i shpërndaj!

 

Pastaj shprehet Frati

Urtë e but për besë,

Unë e bëjë një rreth

Jo të ndarë në mes!

 

Po ashtu të mirat

I hedhim në erë,

Çka bie në rreth

Më takojnë me nder!

 

Tjerat jashtë harkut

I ndaj sipas nevojës,

Askush të mos mbetet

Pa bukën e gojës!

 

I vjen radha Hoxhës

E jep një mendim,

Të mirat në ajër

I hedh pa mbarim!

 

Çka mbetet në qiell

Për popull e zogj,

Krejt çka bie n’tokë

Janë të Agës Hoxhë!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)