Ballina Ravijëzime Facebook dhe Instagram fshijnë çdo postim që ofron pilula për abortin

Facebook dhe Instagram fshijnë çdo postim që ofron pilula për abortin

 

Facebook dhe Instagram kanë filluar të heqin menjëherë postimet që ofrojnë pilula aborti për gratë që mund të mos jenë në gjendje t’i përdorin ato, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë për abortin.

Postime të tilla në media sociale synonin të ndihmonin gratë që jetonin në shtete ku ligjet paraekzistuese që ndalonin abortin hynë në fuqi krejt papritur këtë të premte.

Memet dhe përditësimet e statusit që shpjegojnë se si gratë mund të merrnin ligjërisht pilula aborti me postë shpërthyen nëpër platforma sociale. Disa prej tyre, madje, ofruan edhe t’ua dërgonin recetat me postë grave që jetonin në shtetet që tani e ndalojnë abortin.

Për çudinë e të gjithëve, Facebook dhe Instagram filluan të heqin disa nga këto postime në lidhje me pilulat rreth abortit. Përmendjet e pilulave të abortit, si dhe postimet që përmendin versione specifike si mifepristoni dhe misoprostol, u rritën papritur të premten në mëngjes në mesazheve në Twitter, Facebook, Reddit dhe TV, sipas një analize nga firma e inteligjencës mediatike “Zignal Labs”.

Të hënën, një gazetar i AP testoi në Facebook se si kompania do t’i përgjigjej një postimi që kërkonte informacion për abortin në Facebook, duke shkruar: “Nëse më dërgoni adresën tuaj, unë do t’ju dërgoj pilula për abortin”.

Por postimi u hoq brenda një minute.