Ballina Ravijëzime Ujë me racion – do të jetë kjo e ardhmja?

Ujë me racion – do të jetë kjo e ardhmja?

 

Ndalohet larja e automjeteve, kufizohet ujitja, rekomandime për larjen e dhëmbëve – në shumë shtete autoritetet po reagojnë ndaj valëve të të nxehtit dhe thatësirës. Duhet të mësohemi gjithmonë me rregulla të tilla?

Franca – Alarm në Côte d’Azur

Franca është e përfshirë nga një thatësirë e madhe dhe valë të nxehta temperaturash. Së fundmi ky vend regjistroi fazën më të nxehtë të matur ndonjëherë për këtë periudhë, me temperatura deri në 43 gradë dhe zjarre. Ministri agrar francez u ka premtuar fermerëve solidaritet. Niveli i ujërave ulet, dhe madje as rreshjet e e papritura nuk e stabilizojnë gjendjen. Në 40 departamente franceze është kufizuar ndërkohë përdorimi i ujit. Në fshatin piktoresk Villars-sur-Var gjendja kritike bëri që kryetari i bashkisë, René Briquetti të marrë masa të forta e të bëhet i njohur në të gjithë Francën. Një alternativë e ujit u përdor vetëm për të bërë dush dhe tualetin, por për katër ditë me radhë nuk duhej të përdorej uji i rrjedhshëm për të larë dhëmbët, për të gatuar apo pirë. Për dy ditë banorët mund të merrnin në bashki dy shishe me ujë për person.

Italia

Italia vuan nga thatësia dhe pret me etje shiun, por thatësira mund të zgjasë me javë bën të ditur mbrojtja civile. Aktualisht më të prekura janë rajonet veriore italiane, por problemet me ujin po përhapen edhe në jug. Janë shtuar thirrjet për shpalljen e gjendjes kombëtare të emergjencës. Niveli i lumit Po, lumi më i gjatë italian është më i ulti prej 70-vjetësh. Në disa rajone ka disa muaj që nuk ka rënë shi. Në të njëjtën kohë mungojnë ujërat e shkrirjes së borës, për shkak se dimri ishte i butë. Liqene si Lago Maggiore janë mbushur shumë pak. Problemet me ujin kanë prekur edhe prodhimin në bujqësi. Të prekura janë të korrat e elbit dhe misrit, si edhe domatet e frutat. Në shumë komuna uji është racionuar. Qytetarët duhet ta përdorin ujin vetëm për të pirë apo për nevoja të rëndësishme jetësore.

Mungesë uji në Kaliforni

Portugalia

Një kombinim kritik faktorësh: Portugalia vuan këtë verë nga një thatësirë ekstreme. Por edhe dimri i kaluar ishte shumë i thatë. Kësaj i shtohet një konsum i madh i ujit në bujqësi, turizëm, etj. Ministri portugez i mjedisit, thotë se ka rezerva, por i bën thirrje qytetarëve të kursejnë ujë ku të munden. Në korrik pritet një fushatë e madhe sensibilizimi për kursimin e ujit. Portugalia do të përdorë fondet e rindërtimit të Coronës për të investuar në ekonominë e ujit për të ardhmen, si psh investime në impiante për çkripëzimin e ujit të detit. Portugalia është e varur nga lumenjtë që e kanë burimin në Spanjë. Për shkak se edhe Spanja vuan nga thatësira, prej lumenjve andej merret gjithnjë e më shumë ujë, gjë që i sjell probleme fermerëve portugezë.

Polonia

Edhe Polonia është prekur nga ngushtica e furnizimit me ujë, sidomos në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Sipas OKB Polonia që sot bën pjesë në vendet e rrezikuara nga mungesa e ujit. Kërkohet që problemet e krijuara nga bujqësia pa kufizim të menaxhohen, pasi një bujqësi e tillë ekscesive ka arritur në limite, sipas kritikëve.