Ballina Sport Kolumbianët e shpallin “persona non grata” Piquen

Kolumbianët e shpallin “persona non grata” Piquen

 

Pas ndarjes nga Shakira mes thashethemeve për pabesi, Gerard Pique duket se është i neveritshëm në Kolumbi, vendi i origjinës së ish-partneres së tij.

Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur.

Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.

Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares.

Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.