Ballina Personazh “SHPRESOJ QË SHQIPËRIA TË VAZHDOJ TË JETË NË KRAH TË KOSOVËS”

“SHPRESOJ QË SHQIPËRIA TË VAZHDOJ TË JETË NË KRAH TË KOSOVËS”

 

LEONORA LAÇI-NEW YORK

Dekorohet publicisti dhe veprimtari z. Agim Aliçkaj nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta i cili në fjalën falenderuese u shpreh se: “Unë nuk e prisja këtë dekoratë, falenderoj Vatren dhe konkretisht kryetarin z.Ilmi Berisha dhe editorin e gazetës Dielli z.Sokol Paja, pasi jam pjesë e Federatës Panshqiptare Vatra prej 30 vitesh, falenderoj presidencen për këtë dekoratë, shpresojë që Shqipëria të vazhdojë të jetë në krah të Kosovës”.
U gëzova pamasë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqësija e tij z.Ilir Meta në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk la pa vlerësuar me dekoratë edhe veprimtarin e palodhur z.Agim Alickaj nga Deçani i Kosovës. Dekorata e dhënë me titullin e lartë ”Kalorësi i Urdhërit të flamurit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e spikatur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; organizimin e diasporës shqiptare në SHBA: forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” Nr.Dekreti 13680, Tiranë me 09.06.2022.
Kjo dekoratë erdhi në momentin kur Federata Panshqiptare Vatra mbushi 110 vite jetë dhe zhvilloi një konferencë ndërkombëtare shkencore po ashtu priti dhe Presidentin z.Ilir Meta në takim. Paralelisht veprimtari z.Aliçkaj sëbashku me z.Faik Lita të dy bashkëpunëtorë të pandashëm me njëri-tjetrin në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane organizuan një drekë mbështetëse për të mbledhur fonde për kandidatin demokrat për Kongresin Amerikan z.Vedat Gashi, që pati mjaft sukses.
Shqiptarët qe e duan kombin merren me punë dhe lartësojnë vehten dhe kombin, po ashtu bëhen shembull sesi punohet për komb, fjalët janë të tepërta për këta njerëz që jo vetëm nuk kursehen financiarisht por as fizikisht e shpirtërisht për kauzat kombëtare, ndërkohë të tjerët që kritikojnë cdo nismë e vetë ata nuk kanë kontribuar për asgjë dhe kanë si mision të vetëm të dekurajojnë dhe të tjerët.
Më tepër gëzimi im ishte dhe për arsye se kjo dekoratë vinte nga Presidenca e mëmës Shqipëri.
Shqipëria nderoi veten duke dekoruar shqiptarë të Kosovës si dhe i dha një mesazh Kosovës që dhe ajo heret a vonë duhet ta bëj të njëjtën gjë.
Z.Aliçkaj ka një veprimtari të gjërë për disa dekada në rradhët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pandashëm dhe i pandalshëm në çdo veprimtari të kësaj organizate me në krye ish-Kongresistin arbëresh z.Joseph DioGuardin, ka qenë dhe anëtar i Keshillit të Federatës Panshqiptare Vatra për 3 dekada, një mbështetës i çdo nisme shqiptare që ka qëllim për forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, lobues i çështjes kombëtare, kritikues i nismave të gabuara të qeverive shqiptare.
Asnjë dekoratë nuk e gëzon z.Aliçkaj kur Shqipëria e Kosova me qeverisjet përkatëse kanë ende shumë punë përpara drejt afrimit të mëtejshëm me njera-tjetrën.
Asnjë dekoratë e mirënjohje nuk i jep kënaqësi deri sa kombi shqiptar vuan nga krizat politike dhe ekonomike, mungesa e vizioneve për të ardhmen e kanë adresuar rininë shqiptare të gjejë zgjidhje për mbijetesë jashtë atdheut, dhe përderisa Shqipëria e Kosova nuk janë aty ku duhet, ai e quan të paplotësuar misionin e tij atdhetar.
Ndonëse z.Aliçkaj ka marrë disa vlerësime si nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane për kontributin e vazhdueshëm si anëtar Bordi i Ligës, ka marrë mirënjohje nga OVL e UÇK-s për “Kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Mirënjohje” nga Shoqata “Thirrja e Nënave” për kontributin e dhënë në mbrëmjen Gala Night në Nju York që iu dedikua Shoqatës “Thirrja e Nënave”- Gjakovë”, Mirënjohje nga familja e heroit kombëtar Safet Boletini në shënjë falenderimi për kontributin e dhënë Çlirimtarëve”.
E theksoj që kjo dekoratë është shumë pak për aktivitetin e pandalur që ai ka zhvilluar për kauzën kombëtare, për lobimin që i ka bërë çështjes së Kosovës, për njohjen e ndërkombëtarve me krimet serbe në Kosovës, për njohjen e meritës dhe guximin që shqiptarët treguan ndaj mbrojtjes së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Po ashtu Gazeta Dielli bënë një pasqyrim të përgjithshëm se kush ishin ata që u dekoruan nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, citoj: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi patriotë të shquar shqiptarë në mërgatën e Amerikës: “Për sakrificat sublime për lirinë e pavarësinë e Kosovës; për kontributin e lartë si veprimtarë të shquar shqiptarë në diasporën e Amerikës; personalitete absolute në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë; si urëlidhës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës; për rolin në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve; për forcimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane; kontributorë të shquar e veprimtar të pa lodhur për çështjen kombëtare; për ndihmëse të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetin kombëtar, gjuhës dhe shqiptarizmës përtej Atlantikut”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi me këto tituj si: Titullin e Lartë “Nderi i Kombit, për sakrificat sublime për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Titullin e Lartë “Nënë Tereza”, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut,“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
E kam thënë dhe më heret që ne kemi nevojë për njerëz idealista që të mos shuhet gjuha shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për njerëz të tillë dhe çdo kohë kanë dalë këto njerëz me vlera të veçanta, dikush me penë, dikush me punë, dikush me fjalë t’i tregoi botës se kush janë shqiptarët, cfarë është besa e burrëria dhe t’jua lë brezave të ardhshëm faren e shëndosh dhe modelin produktiv.