Ballina Aktualitet LDSH: Lamtumirë Bujar Nishani-Lamtumirë President i të gjithë shqiptarëve

LDSH: Lamtumirë Bujar Nishani-Lamtumirë President i të gjithë shqiptarëve

 

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e trishtë, për vdekjen e parakohshme të ish-Presidentit të Shqiperisë, Bujar Nishanit. Në këto momente të dhimbjes së thellë, në emrin tim personal dhe në emër të Lidhjes Demokaratike Shqiptare, me seli në Tuz, i shpreh ngushllimet më të thella dhe më të sinqerta familjes Nishani, për humbjen e njeriut më të dashur.
Ngushëllime të gjithë miqëve, kolegëve e bashkëpuntorëve të Tij. Ngushëllime të gjithë shqiptarëve kudo në botë.
Bujar Nishani ishte ndër figurat më të shquara dhe më emblematike, i sistemit shumëpartiak dhe i demokracisë shqiptare. Ishte patriot i flaktë, fisnik e bujarë, asht siç e kishte edhe emrin. E donte pa masë dhe punoi pa u lodhë, për shtetin e vet dhe për kombin, deri ne momentin e fundit.

Pata nderin, kënaqësinë dhe fatin ta njoh nga afër, dhe saherë që e takoja, në pritje në Presidencë, apo në aktivitete të përbashkëta. çdoherë tregonte ndiesi të veçantë për shqiptarët jashtë kufijve politik të Shqipërisë. Këtë e dëshmoi edhe në vitin 2012, kur Malësisë së Madhe i ndau Urdhërin e Lartë “Nderi i Kombit”, për çka banorët e Malësisë gjithmonë do ta kujtojnë me pietet, figurën e tij të shquar. Nuk ka shumë kohë nga vizita e fundit që i bëri Malësisë dhe Shtëpisë muze të Ded Gjon Lulit.
Lamtumirë President, miku i të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Lamtumirë patriot, e burrë shteti fisnik!
I përjetshëm qoftë kujtimi në Ty Presidenti ynë!
Të qoftë i lehtë dheu i tokes së Shqipërisë nënë!

Nikollë Camaj, kryetar i LDSH