Ballina Kulturë DRIDHJE E VONUAR – TREGIM nga Tahir Bezhani

DRIDHJE E VONUAR – TREGIM nga Tahir Bezhani

 

Besniku sapo ishte ulur në karrigen e dytë, rendi i tretë në sallën solemne  ku do mbahej ora letrare. Të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar nguteshin të zinin vendet  sa më afër  podiumit, ku do prezantoheshin ata që lexonin punimet e tyre. Lëvizjet e poetëve në sallë i ngjanin zhurmës së bletëve në koshere, kur ishin në vlugun e punës së tyre të stinës. Përshëndeteshin me njëri tjetrin, përqafoheshin, kishin ardhur nga disa vende të trojeve tona, dukeshin të përmalluar. Disa të tjerë përshëndeteshin me ngritje dore nga se mes tyre kishte distancë. Atmosfera dhe deponimi ishte i shkëlqyer, pritej  koha e fillimit të orës letrare.

Nga dera e sallës hyri Ajo. Ishte veshur me elegancë. Çdo gjë shkëlqente në trupin e saj. Ecte si flutura mbi lule pranvere, e cila thithë nektarin pa lënduar asnjë lule. Sytë e saj shëtisnin të gjitha këndet e sallës. Flokët e gjatë, ngjyrë gështenjë, një këmishë e bardhë te fyti, bardhësi e njëjtë, vetullat e zeza si  një reliev malor në pranverë, ata sy të  zi e vezullues, natyrisht se tërhiqnin secilin që ishte aty. Por, disa ulnin kokën, si të pa “interesuar” për bukurinë e saj, shikonin tinëzisht Luljetën, e cila pas vetes linte aromën e këndshme të një parfumi karakteristik.

Ecte në drejtim të  Besnikut, pa ditur se ishte aty,  ulur në rendin e tretë. Nga larg u pa se buzët e saj të kuqe, kishin marrë pozicionin e buzëqeshjes, por askush nuk e dinte se kujt ia “falte” atë buzëqeshje. Ndonëse Besniku nuk ia ndante sytë që nga hyrja e saj  brenda sallës, nuk i shkonte mendja se Ajo do ndalej afër ulëses së Besnikut dhe se do i drejtohej atij në emër. Sa më afër që i ofrohej , Besniku gjithnjë e më tepër ndiente rrëqethje në poret e trupit, fytyrës i lëvizte gjaku më shpejt dhe sytë mbeteshin të varur në atë portret të dikurshëm

-Mirëdita Besnik, i foli Luljeta. Mirë se ke ardhur në këtë manifestim!

– Mirëdita dhe mirë se u kam gjetur!- i foli Besniku heshtur e besa edhe i skuqur, nga se nuk i kujtohej se ku e kishte takuar atë fytyrë aq madhështore e tërheqëse .

– Si je, si kalon, si e ke familjen?! Kam lexuar shumë për ju. vjen mirë, keni arritur suksese krijimtari! Gëzohem takova, aq shumë se nuk paska ndikuar fare koha dhe mynzyrat e saj ty. Dukeni në pamje, si dikur. Uroj jeni gjithmonë i tillë!.

Besniku vetëm dëgjonte me shumë kujdes fjalët dilnin përmes  asaj goje mjaltosur, të cilat, vetëm sa ngrohnin deri vlim pasionin e heshtur Besnik Bregut. I kishin mbetur sytë duke shetitur gjoksin e bardhë mu si ajo këmishë te fyti. Ishte si një det joshte për mbytje në valët e tij. Sytë e zi shponin thellësive zemrës, qepallat si krih dallëndyshje, rrallë lëviznin. Kishin peshën e shkëmbit memec. E tëra ishte si një zanë mali të zanon.

Besniku u ul karrige si një gur bjeshke i rëndëModeratorja e programit orës letrare, kërcititi lehtë në foltore me tre gishtat e dorës djathtë, si shenjë për fillimin e manifestimit letrar. fillim ia dha fjalën kryetarit komunës, i cili me fjalë zgjedhura, përshëndeti poetët nga disa vende te trojeve tona.Tani salla ishte e mbushur përplot  poetë ftuar nga shumëqytete. Leximi filloi. Kureshtja ishte maksimum.

Besniku kishte ulur kokën i tretur mendime. E ngristvetëm kur dëgjonte duartrokitjet pas leximit poetëve. Ishte humbur dikah nëpër një kohë bukur largët, duke gjurmuar, përpjekje rikthente shiritin e kujtesës, për ta identifikuar atë zonjë  me atë elegancë e bukuri ,e cila ia trazoi gjitha ndjesitë, anise mosha e kishte bërë të veten

Befas u kujtua, bash atëherë kur kujtoi se nuk do ta dinte kurrë identitetin e saj.: “ E gjeta! E gjeta! Ajo është Lulja, ajo Luljeta e spitalit…. Heee! Kohë, moj kohë virane, si i le gjurmët e ecjeve secilit person këtë sipërfaqe toke? !”

Miku ulur afër Besniku sikur, u trand nga klithja e  tij e papritur.

Çfarë ke o Besnik, ç’ka ka humbur?

Asgjë miku im, diçka mu soll kokë tani papritur.

Pasi përceptoi mirë figurën e saj me emrin Lulee thërriste Luljeta, ktheu kokën instiktivisht prapa, ku ishte ulur ajo dhe përforcoi bindjen e sapo përceptuar.

Tani ai kishte hyrë dhomën  e  mendime atyre viteve  largëta. Mendonte se si e kishte njohur Luljeten koridoreve atij spitali, asaj vere me vapë. I kujtoheshin momentet e para, pastaj ngacmimet fillestare, përqafimet vjedhurazi... Kaq mundësi veprimi kishte falë koha ato rrethana jete, mbushur me plot sakrifica

mbarim atij manifestimi letrar, Besniku ia dhuroi Luljetës tre libra me autograf, shenjë kujtimi. Koha shpalos fletët e jetës, përkund gëzimet dhe hidhërimetderi vdekje. Jeta kalon si uji nën urë. Valët e saj përplasin fatet e njerëzve mënyra paditura. Mes Besnikut e Luljetës ishte mbjellë herët një arë me dashuriatëherë kur zjarri ndizej vetëm me shikime. Gacat e asaj dashurie nuk kishte ngricë mund ti fikë, ato rrinë të heshtura nën hirin e tyre dhe kurdo i prek syri, dora apo mendja, pak digjesh, pak përvlohesh, ose rreshkësh në tëra stinët e moshës.

Besniku tani vuan nga dridhje e vonuar e dashurisë së shkuar, mbetur si një gjethe e patharë herbarin e zemrës….

Gjakovë, 2022