Ballina Histori Pjesa Nr. 31. Zamak i Flamurit… DIJETARI PA VORR, ...

Pjesa Nr. 31. Zamak i Flamurit… DIJETARI PA VORR, AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.


Nga Fritz RADOVANI

AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.

(1894 – 1946)

                                                           “At Bernardini, mund t´ma kalojnë edhe mue“.
                                                                                              At Gjergj Fishta.

At Bernardin Palaj asht le në Malësi Dukagjinit, janë ata Male kreshnike që i kanë dhanë jo pak “Ushtarë besnikë Atdheut e Fesë së t’ Parvet t’ vet”.

2 Gusht 1918 At Bernardin Palaj O.F.M., ushugurue Meshtar Françeskan.

Edhe një Dijetar i madh i Shqipnisë që filloi në 1918, me daltue me maje të penës së vet nder Alpet tona “Visaret e Kombit”!

Viti 1944 në Shqipni, per Dijetarët dhe Klerikët Katolik Shqiptar, ka hapë vetem gropa varrimi pa emen, pasnjë shenjë tek koka dhe pa Kryqa.

Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi” të perditëshme dhe dokumenta vdekjesh fallco.

Ishte viti 1946 kur asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem Atdhetar dhe i paharrueshem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.

Atdhetari Loro Vata ishte burrë i njohun edhe per virtyte tjera jo të pakta.

Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po i lexon ata kujtime në ndonjë ditar sekret personal.

Unë pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme e të mnershme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave” në Shkoder.

Një ditë u takueme rastësisht tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshve. Loro filloi biseden e Tij nga vitet 1945 dhe 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një hetues katil i njohun i Sigurimit shtetit Shkodreskrimineli Fadil Kapisyzi.

Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. E mos harroni se ajo hetuesi në Shkoder ishte nder kryesoret nder 26 hetuesitë kriminale. Në krahun tjeter të asaj dhomë Fadili, i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin pafaj vetem per me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes, që i njoha të dy

Tregon Loro: Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret.Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij.  Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare si zakonisht.

Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse… As nuk mund të merrej me mend arsyeja e asaj brime aq të fortë

Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijtinga oborri Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro! Moj e poshter.., moj bushter!, dhe Duli, vazhdoi me e sha, tue e terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli të saj.

Mërrijti aty prej jashtë edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen:  “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!” I mbylli deren e iku.

Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se ata kriminela i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka kishte ngja atëditë, në zyren e torturave të Fadilit, kur kjo po fshinte. 

Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo!

Po në të vertetë, gjatë natës, unë veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë në errësinën e natës tek qerrsija, që ishte tek muri i hetuesisë dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët, dhe i pashë mirë kur me lopata e mbuluen me dhe dhe ikën në dhomat e veta.

Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura! Po, se kush mund t’ ishte Ai aq i pafat që me perfundue aty, as nuk i kishte shkue mendja Loros.

Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Të dy më porositne që mos me pastrue mbas derës së Fadilit. Unë vetem shikova aty. E shka me pa?

“Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë dhe nder duer,e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri dhe, më ka ra të fikët…

Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka!

Një tmerr i vertetë, me e pa Fratin e shkretë ashtu!!”

***

E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me u shkrue si ishte e verteta nga askushNjë Dosje e mbyllun pa shpresë me u tregue e verteta!

Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz…

E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena!

HIQNI DORË NGA MASHTRIMET ! 

Kerkoni me dijtë dhe me tregue të verteten!

Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë kriminela!

Ata katila barbar i mbrojnë bijt’ e tyne! I kanë ba si veten e tyne!

E, kur pat pyet Dulin një shok i veti në konfidencë: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”

Duli iu pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që, as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen? Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull!

Koha po i verteton të gjitha parashikimet e tyne!

E ma i keqi parashikim asht mashtrimi dhe rrenate pafund!

Nuk bahet fjalë vetem per një dijetar Klerik!

Sot Shqipnia asht e mbulueme me Gropa pa Emen!

E perderisa, nuk hapen Dosjet, vazhdojnë msheftësitë e kriminelave!

Vllazen e Motra Shqiptar të vertetë!

Shqipnia asnjëherë pa u hapë Dosjet, nuk ka me pasë “Pajtim Kombtar”!

Të gjitha katastrofat pasuese të gjendjes së sotme të mjerueshme, kanë një burim dhe vetem një: “Mos arritja e Pajtimit Kombtar!”

E ky burim i mershëm po ju sjellë, ato pasoja që po jetojnë Shqiptarët sot!

Virtytet e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten per Atdhe nuk mund ti venitni!

Ata nuk ishin as kriminela, as terrorista dhe as barbar të “Pa Atdhe e Fe”!

Ata sakrifikuene gjithshka vetem per një Atdhe të bashkuem, të bukur dhe të ndertuem bash mbi Ata Troje të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe, mbi shtrojen aq të bukur të mbulesës së Nanë Terezes, Aty ku janë perjetësisht Zamakët e Flamurit tonë të shtrenjtë dhe të paprekshem!

Melbourne, 21 Maji 2022.