Ballina Ravijëzime Prodhohet ora ekologjike, mbështjellësi është i punuar nga llumi i kafesë

Prodhohet ora ekologjike, mbështjellësi është i punuar nga llumi i kafesë

 

Kompania gjermane ka prodhuar orën ekologjike, që e zbukurojnë materialet interesante të përpunuara.

Bëhet fjalë për kompaninë Kaffeeform që zhvilloi këtë material duke përdorur llumin e kafesë, që është marrë nga qindra kafiteri në mbarë botën.

Hulumtimet shumëvjeçare dhe eksperimentet e shumta sollën te një formulë. Në këtë mënyrë është prodhuar material i përforcuar dhe shumë i qëndrueshëm, që për bazë ka llumin e kafesë dhe materialet e tjera të riciklueshme.

Ky material fillimisht u përdor për prodhimin e filxhanëve të kafesë të quajtur Weducer, që u prezantuan në janar të këtij viti. Por, tani kompania ka zgjeruar biznesin e saj edhe tek orët e dorës.

Mbështjellësit e këtyre orëve janë prodhuar nga llumi i kafesë dhe burime tjera të ripërtërishme, të bazuara në bimë dhe gjithçka është përforcuar me biopolimer.