Ballina Ravijëzime E rrallë, shfaqen bashkë Superhëna e Përgjakur dhe eklipsi më i gjatë...

E rrallë, shfaqen bashkë Superhëna e Përgjakur dhe eklipsi më i gjatë i dekadës

 

Të apasionuarit pas astronomisë, por edhe kureshtarë të zakonshëm u përballën gjatë natës me një pamje mahnitëse e jo fort të zakontë: Një super Hënë të Përgjakur, fenomeni që lindi nga pozicioni direkt i planetit tonë mes Diellit dhe Hënës, çka bëri që ajo të gjendej plotësisht nën hijen e Tokës e kjo i dha një nuancë të kuqe të errët.

Ishte një ngjarje e rrallë thotë BBC, kur eklipsi hënor, një ndër më të gjatët e dekadës, përkoi me Superhënën, e kjo ndodh në kohën që satelitit i vetëm natyror i planetit tonë është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe kështu duket më e madhe se zakonisht.

Ekspertët parashikuan që super Hëna e kuqe do të ishte ende e dukshme me sy të lirë edhe mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të Europës. Amerika, ndërkohë, pamjen e mrekullueshme e pati mbrëmjen e së dielës.

Fenomeni i Superhënës ndodh kur Hëna ngjan më e madhe dhe më e shkëlqyeshme se zakonisht, kur ajo arrin në atë pjesë të orbitës që është më e afërt me Tokën. Për shkak se orbita e Tokës nuk është e rrumbullakët në mënyrë të përkryer, distanca e saj nga Toka varion me rreth 40 mijë 900 kilometra, ndërsa i vjen rrotull planetit çdo 27 ditë.

Në pikën e saj më të afërt, të njohur si perigje, Hëna i afrohet Tokës në distancën 363.000 km, ndërsa në pikën e saj më të largët, të njohur si apogje, Hëna është në një distancë mbi 400.000 kilometra larg Tokës.