Ballina Histori VIZITË STUDIMORE NË BERISHË SI VAZHDIM I ASAJ TË EDITH DURHAM !

VIZITË STUDIMORE NË BERISHË SI VAZHDIM I ASAJ TË EDITH DURHAM !

Edith Durham, në vizitën e saj historike në fillim të shekullit të kaluar (XX) në trevën e Berishës së Pukës shpjegon se popullsia e Berishës pohojnë se kanë jetuar gjithmonë në vendin ku gjenden sot, dhe bënë thirrje në mënyrë të veçantë që etnologët të drejtohen tek krahina e Berishës, përpara se ajo të shpërbëhet.
Me datë 27.04.2022, dy shoqata Akademike Shqiptare ajo “Rrënjët Tona” dhe “Mirdita”, me pjesëmarrjen e aktivistit, studiuesit, Prof. Dr. Sazan GURI, historiani i mijrënjohur Jaho Brahaj, kryetari i Akademisë Mirdita Pjeter Marku, Marcel Lacaj, Zef Luli, Ing.Kol Dedaj-studiues, me kordinimin e veprimtarit të palodhur Dod Luli dhe mirëpritje fisnike të berishasit Gëzim Vata kryem një vizitë, ekspeditëstudimore në treven e Berishës së Pukës.

Ku aktivitet filloi me ndalesën e parë në Fushë-Arrëz tek memoriali kushtuar Qeverisë së Përkohshme Shqiptare të Kimzës së Mirditës të vitit 1911 në kuadër të përvjetorit të 111, ku pas pritjes nga autoritetet vendore u bë vendosja e një kurore me lule nga iniciues i këtij memoriali Z. Dodë Luli si dhe u vazhdua me mbajtjen e fjalës së çastit nga studiuesit, në nderim të kësaj datë të shënuar të historisë sonë kombëtare. Më tej u bë udhetimi drejt Berishës kësaj amze të fiseve shqiptare, nga ku hodhi themelet dinasta e Pricipates se Dukagjineve të vjetër e historik me atin-themeleues Tanush Berisha-Bossossia (Tanushi I) e djalin e tij Gjin Tanush Berisha (Gjini I) i cili pasi u bë Dukë ndikimi i tij i dha emerin mbare fiseve rreth Drinit.
Ndalesa e rradhës ishte në “Berishë të Epërme” përballë Shkëmbit të Merturi, më tej tek “Lisi i Lekës” fig.1, një vend historik, ku pasadhësi i Dukagjinëve Princi Lek (III) Dukagjini bënte mbledhjet me krerët e zonave të Dukagjinit, pastaj u vazhdua me eksplorimin rrjedhës sëmajtë të Drinit dhe vargmalit të Kashit fig.2, në rrëzë të cilit gjendet kulla e historike e Ndoc Mark Dedës (Dëshmor i Atdheut) e më tej u vazhdua me shpellën e Deskut fig.3, gurin e Deskut fig.4, kishën e Shën Ilias, kishën e Alshiqes, etj.
Për vetë kohën e shkurtër të kësaj vizite studimore u përqendrua kryesisht në Katundin e Kishës fig.5, Berishë Pukë, ku lashtësia e etnisë sonë flet me artefakte, me pasuri arkeologjike, etnogarafi, legjenda e folklor si një thesar. Nga vrojtimi sipërfaqësor u verifiku sëpari gjendja e shpellës së Deskut (Dhe-skute, Skuten e Dheut). Nëliteraturë njihen dy legjanda-gojëdhëna se paraardhësit tonë e tregojnëorigjinën tonë të lindur nga dheu. Në shekuj (ndoshta në mijëravjeçar) këtu është trashëguar mendimi e besimi se njerëzit kanë lindur këtu, kanë dalur nga dheu nga kjo shpellë. Shpella edhe sot ruhet dhe me fanatizëm nuk hyhet në të si e shenjtë. Sipër sipërfaqes (jo tek hyrja) mbi të u gjurmua një themel me sipërfaqe të vogël që të jep përshtypjen se aty ka qenë një tempull shumë i hershëm pagan, ndoshta si kujtim dhe ndërtim kulti për këtë objekt të ruajtur bashkëme kuptimin e gojdhënë-legjendës. Në mesin e sipërfaqes së këtyre themeleve kuadratike të këtij tempulli është një gropë e rrethuar me gur në formë rrethi, ndoshta për rite e ceremoni kushtuar kësaj shpelle të shenjtë dhe tempullit. Banorët tregojnë se më vonë është ndërtuar kishe aty, nuk gjetëm shenja të gungës ose vendaltarit, megjithse këtëe pohojmë me rezerva se nuk ishte qëllimi dhe as mundësia për sondazh gërmimi. Rreth e qark vendi është i mbushur me fragmente dhe trakte muresh në të thatë (pa llaç), por nuk mungojnë edhe mure (themele) me llaç gëlqereje. Ruhen pak ma nalt rrënojat e kishës sëVjetër të Shën Ilias me lartësi nga një metër deri në 2 metra dhe në anë të shkollës ato të kishës së moçme të Alshiqes me orientimin gjeografik sipas traditës së krishterë. Disa varre të vjetra janë nëdegradim nga se janë braktisur, por këtu herë pas here ka patur gjetje rasti të objekteve arkeologjike që sipas tregimeve dhe përshkrimeve tëatyre që i kanë parë tregojnë se janë nga ato që përfshihen si Kultura e Komanit. Rreth kësaj sipërfaqeje më shumë se dy hektarëshe ka gërryerje nga erozioni, por nuk u arrit që të bëhet kqyrje për gjurmëobjektesh dhe gjetjesh arkeologjike. Disa trakte muresh të bëjnë tëmendosh se mos kemi patur në këtë truall një territor të një komuniteti të rrethuar pra të fortifikuar. Këtë mendim” e shtojnë më shumëgjurmët e Kullës së Ngujimit” të cilës i ruhen gjurmët e murit e ndërtuar direkt mbi shkëmb, mur me gëlqere.

Po themi me dy fjalë diçka për këtë term, sepse vazhdimisht ky term keqpërdoret dhe nuk i jepet kuptimi i drejtë. Nuk janë Kullat e fortifikuara ato që shpesh në publicistike ju themi “Kulla Ngujimi”. Kulla e Ngujimit i përket të shkuarës, ndoshta me shumë se 4 ose 5 shekujsh. Ishte e ndërtuar veçmas trojeve të komunitetit me njësipërfaqe jo më shumë se tre ose 3.5 m2, dhe shërbente për tu strehuar ndonjë banor i komunitetit që akuzohej për disa ditë deri sa tëkryheshin hetime ose të vendosej për tu bërë beja. I ngujuari (i pandehuri) nuk duhej të kryente asnjë komunikim me jashtë dhe ndalohej rreptësisht afrimi i femrave afër tij. I shërbehej vetëm bukë, ujë dhe ushqim. Në shekujt e fundit, rolin e kësaj Kulle Ngujimi e kryenin ambjentet e brendshme të kishave për kohën deri sa për tëakuzuarin (të pandehurin) të mundet të sqarohej çeshtja ose dikush ta merrte “Me ndorë”.

Ky themel (gjurmë muri) e “Kullës së Ngujimit tregon se këtu kishim një komunitet me ndërtime edhe sociale e shoqërore, pra me elementëtë një planimetrie të zanafillës së qytezave por të komuniteteve fshatare.Pjesa e rrezikuar nga erozioni është e mbrojtur me murëtarracimi të ngritura para shumë brezave, tregues që ato, banorët ishin të vetëdijshëm për pasurinë e tyre e të monumentit të kultit dhe me punë komunitare bashkarisht bënë atë që ishte e mundur për ta mbrojtur. U gjetën disa pjesë të pakta qeramike, por fragmente e tani nuk mundet të vlerësojmë vjetërsinë e tyre. Ruhen në banesa të atyre pak banorëve objekte e mjete pune të punuara sipas traditës, e po ashtu u shënuan dhe në gjininë e folklorit disa fjalë të rralla të dialektit krahinor, legjenda dhe u befasuam se ruheshin urimet apo betime të pa ndryshuara ashtu siça vijnë nga thellesia e shekujve të tilla si: “Sha tokë e qiell”; që është formë e betimit pa përdorur nocionin dhe kuptimin e fjalës “Zot”, që kanë të bëjnë me ritet pagane, unike në trojet Shqiptare. Ruhej Mokna,(mokrra) ndoshta si teknologji mijëravjeçare për bluarjen e drithërave, etj. Ruheshin banesa të pamodifikuara e përshtatura, por me brendinë e tyre të ruajtur ashtu si ishin para 60-70 vitesh.

Për pemtarinë u gëzuam që ruheshin ritet e rrushit të vendit dhe shijuam verën aromatike, të ëmbël dhe të lehtë të rrushit të zi, si e quanin; “Rrush Vendi”. E theksojmë këtë se pothuajse në gjithëterritorin e vendit varietetet e rrushit kanë ndryshuar në këtodhjetëvjeçarët e fundit. Mbillnin misër kokërrvogël e që është shumë i shijshëm e po ashtu ruhet fara e fasules së vendit, e shijshme dhe qëzihet për pak kohë. Në ritin e varrimit vazhdon ceremonia e “Ditës sëTretë” e cila është ceremoni siç na e përshkruan edhe Shtjefen Gjeçovi-Kryeziu dhe literatura të paktën me gati 3 000 vite e pandryshuar. Në varrime ishte rralluar vendosja e kryqave të drurit tëgdhendur me motive kulti në varreza, por ruheshin ende disa. Tëkuptohemi, kjo ishte më shumë një vizitë me intersa për trashëgiminëe etnisë sonë, por me këto verifikime e shënime mundet me plotëgojën të quhet “ekspeditë përnjohëse.
Rruga e vështirë, shumë e vështirë, por një pamje mahnitëse dhe epike, peisazhi i mrekullueshëm me Alpet që të dukej se po i prek me dorë”, bukuria e Drinit tashmëe kthyer në liqenit nga diga e Komanit në luginat poshtë, gjeth e lule gjithëlloj ngjyrash, e shpesh herë nga gëmushat e shkurret ngriheshin puldushëzat (thellëzat) e fluturonin lart.

Në kthim, mjaft mbresëlënëse ishte ndalesa tek kulla shekullore e Mark Vatës në “Katund të Kishës” si dhe njohja e të pranishmëve me historinë e lavdishme të Iballës,shkollës së Parë Shqipe në viset e Pukës, ndalesa tek vila “Geust House Iballa” dhe pamja brilante e grykës së Kryeziut.
    Kjo nisëm ishte private, sensibilizuese e me plot vlerë, por në të ardhmen duhet një punë e organizuar dhe programuar nga institucionet përkatëse për shpalosjen e historisë së kësaj treve siç është Berisha, ku lashtësia e etnisë sonë flet me artefakte, me pasuri arkeologjike, etnogarafi, legjenda e folklor si një thesar mjaft i rendësishme për identitetin tonë kombëtare.

Nga: Jaho Brahaj  dhe Kol DEDAJ