Ballina Kulturë Satirike/ Festa e Shëngjergjit

Satirike/ Festa e Shëngjergjit

 

Ditën e Shën Gjergjit

Thellë në lashtësi,

Mes dimrit e verës

Vihej një kufi!

 

Natyra gjallërohej

E tëra n’gjelbërim,

Njerëz e gjallesa

Mbusheshin gëzim!

 

Herët në mëngjes

Pa u zbardhur dita,

Nisnin me lëvizje

Doket dhe tradita!

 

Një kungull i egër

Në qafë zinte vend,

Me hithra e shelgje

Stërpikej çdo vend!

 

Të mirat vazhdonin

Me rend pa pushime,

Me lojëra të ndryshme

E lloj-lloj ushqime.

 

Pastaj shkonin varg

N’Tyrbe për kësmet,

Për ta gjetur fatin

E dashur në jetë!

 

Tani kjo traditë

Nuk ruhet n’kujtesë,

Vijnë disa të tjera

Na bëjnë pikë e pesë!

 

Dikush e kremton

Ditën e Planetit,

E disa veç hajt

Dalin anës detit!

 

Për t’i hyrë në hatër

Evropës çdo ditë,

Nuk i përkujtojmë

Fetat me traditë!

 

Që kur kjo fantazmë

Na k’cen prapë e mbarë,

Harrojmë nganjëherë

Se jemi shqiptarë!

 

Sevdail Hyseni

(Foto nga Festa e Shëngjergjit, marrë nga interneti)