Ballina Aktualitet Antonio Guterres: Ne duhet t’i nxjerrim njerëzit nga këto peizazhe ferri

Antonio Guterres: Ne duhet t’i nxjerrim njerëzit nga këto peizazhe ferri

 

Sekretari i Përgjithsëhm i OKB, Antonio Guterres, ka njoftuar se OKBja po organizon një tjetër evakuim nga Mariupoli ditën e sotme.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i nxjerrë njerëzit nga këto peizazhe ferri,” tha ai.

OKB-ja ka bërë me dije se po ofronte mbështetje, duke përfshirë atë psikologjike, për të mbijetuarit që po evakuoheshin nga qyteti jugor.

Në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, Guterres tha se ai kishte theksuar nevojën për të mundësuar aksesin humanitar dhe evakuimet nga zonat e rrethuara, duke përfshirë para së gjithash, Mariupol.

Ditën e djeshme Putin tha se forcat ruse ishin gati të ofronin kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë. Ai tha gjithashtu se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj të ulin armët dhe të dorëzohen, sipas zyrtarëve të Moskës.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të natës, deklaroi se forcat ruse nuk e kishin ndalur bombardimin e fabrikës së çelikut Azovstal.