Ballina Aktualitet Ky është shteti i parë që ndalon vaksinën kundër Covd-19

Ky është shteti i parë që ndalon vaksinën kundër Covd-19

 

Danimarka ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid-19, duke u bërë shteti i parë që merr këtë vendim. Autoritetet bëjnë me dije se tashmë virusi është nën kontroll.

“Pranvera ka mbërritur, mbulimi i vaksinave në popullatën daneze është i lartë dhe epidemia është kthyer mbrapsht. Prandaj, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë tani po i jep fund përpjekjeve të gjera të vaksinimit kundër Covid-19 për këtë sezon,” ka thënë Autoriteti Shëndetësor danez.

Vendimi do të futet në fuqi duke nisur nga 15 Maji.