E dyta: Ashtu edhe siç mund të pritej, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak, e nisën (filluan) luftën e përgjithshme pushtuese dhe shkatërrimtare kundër Ukrainës në saje të imagjinatave ose fantazive të ndryshme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperialiste ose kolonialiste të Rusisë mesjetare ose cariste.
Ndërkohë që në anën e Rusisë dhe luftës së saj imperiale ose kolonialiste në Ukrainë, u radhitën ose rrjeshtuar Kina, India, Pakistani, Vietnami, Bjellorusia, Korea Veriore, Kuba, Venecuela, Siria dhe vendët tjera nga i ashtuquajturi kampi (blloku) militarist, autoritar dhe totalitarist.
Bëhet fjalë edhe mbi disa popuj dhe shtete të mëdha si Kina, India dhe Pakistani, të cilat njëkohësisht janë edhe fuqi të njohura nukleare ose atomike.
Kina i numëron afro 1.5 miliardë banor, me një sipërfaqe tokësore prej 1O milion kilometrash katore, si dhe me një numër ushtarësh të rregulltë prej me tepër se 2.5 milonësh, është fuqi e madhe nukleare ose atomike.
India me afro 1.4 miliardë banor, me 3.3 miliin kilometra katrarore, si dhe me një numër prej 1.3 milion ushtarësh të rregulltë, si dhe me një sasi të konsiderueshme armësh nukleare ose atomike, gjithashtu i takon kampit (bllokut) të rrjeshtuar të shtetëve përkrah Rusisë.
Pakistani me mbi 2OO milion banor, me 8OO. OOO kilometra katrore, si dhe me mbi 7OO. OOO ushtar të rregullutë, dhe fuqi e njohur nukleare ose atomike, gjithashtu ndodhët i radhitur ose rrjeshtuar në anën e Rusisë….Plus vendët tjera të cekuara me sipër.
Kemi të bëjmë me një bllok shtetësh të mëdha dhe shumë të fuqishme për nga numri i banorëve, ushtarëve dhe potencialit zshtarak, respektivisht, nuklear ose atomik dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, gjatë një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme ,me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.
Bëhët fjalë mbi bllokun ose “kampin e ri ruso-kinez” si “pandan” ose “arrë të
fortë” kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.
Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës ose benzinës, në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nixheri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Rusia me afro 145 milion banor, si dhe me një sipërfaqe tokësore prej 17 milion kilometrash katrore, është shteti me hapësirën ose sipërfaqen tokësore të globit. Ndërkohë që Rusia për çastin ose momentin, e ka numrin me të madh të armëve të ndryshme nukleare ose atomike, plus mbi 1.5 milion ushtar të rregullt.
Ndonëse, për rusët e Vladimir Putinit, ukrainasit nuk janë popull shtetformues (konstitucional) dhe historik, por një popull artificial ose johistorik, i ngritur ose krijuar dikur nën ish Bashkimin Sovjetik. Ky është problemi kryesor atje.
Gjithashtu, në Kijevë të Ukrainës, thonë se është ngritur ose themeluar “Rusija e Parë e Kijevit” (“Prva Kijevskaja Rasija”), Kisha e parë autoqefale e Rusisë etj.
Ndërkohë që gjithënjë, sipas imagjinatave dhe fantazive imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekziston dallim i madh në mes banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Veri-Perëndimore, të cilët sipas z. Putin dhe aparatit të tij, janë kukulla, agjent, mercenar, kolaborator ose mariineta të SHBA-së ose Perëndimit, me orjentim, narrativ ose identitet nazi-fashist të Adolf Hitlerit, dhe banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Juglindore, të cilët në instancë të fundit sipas rusëve, janë pasues ose trashegimtar të konceptit, narrativit, identitetit ose ideologjisë proletare, bolshevike, internacionale ose ruso-sovjetike të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit etj.
Ndaj, asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndarjes së Ukrainës sipas skenarëve ose planimetrive të ndryshme ushtarake (luftarake), strategjike, gjeopolitike dhe të Rusisë: Në Ukrainën Juglindore përtej lumit Dnjepër (duke i përfshirë edhe Krimenë, Odesën, Mariopolin dhe portët tjera jetike ose strategjike) ku zatën ndodhën efge resurset ose pasuritë me të mëdha ose kryesore të Ukrainës, në favor të Rusisë, dhe në Ukrainën Veri-Perëndimore ose Ingermanike këtej lumit Dnjepër.
Se këndejmi, “Rusia e zhvilluar me lookun, stilin, imazhin ose luksin e lartë europerëndimor, ndodhët ose ekziston vetëm në Moskë, Sankt Petërsburg, Yekatarinburg ose Volgograd..” Për dallim të Rusisë tjetër, të mbytur në skamje dhe mjerim të thellë social ose ekonomik.
Edhe Ukraina gjithashtu.
Ndaj, lufta ose konflikti, pos tjerash, sikur janë bërë “bisnes” ose “formulë mbijetese” për liderët ose politikanët e ndryshëm të korruptuar,autokrat, fiziokrat, teknokrat, politokrat, autoritar, diktatorial, despotik ose absolutist.
Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t’i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme paranormale ose parapolitike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.
Sdoqoftë, Perëndimi kanë të drejtë absolute në ide ose teori të ndryshme preventive, sanitare, kirurgjike ose kozmetike. Por, praktika ose realiteti i përgjithshëm në terren, janë ndryshe ose relative.
Ndaj, a është i dënuar ose mallkuar kolektiviteti, cili për të jetësuar ose përjetësuar kultin e individit ose personalitetit, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, qenien ose vet ekzistencën e tij dhe të tjerëve?! Shtrohet pyetja.
A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti njerëzor ose qytetar?
Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.
U morr vesh se për liderin ose politikanin e ditur, intelektual ose intelegjent: Me rëndësi të madhe ose jetike, janë mbrojtja dhe fitorët e vazhdueshme të mbretit (shtetit) në kuadër të të ashtuquajturit “shahut ushtarak, politik, diplomatik” në Ukrainë etj…. Gjithëçka tjetër i takon mbretëreshes (popullit ose kombit) të cilin, lojatarët e rryer dhe me përvojë, nuk e japin ose nuk e falin për një kali ose figurë të thjeshtë.
Ukraina dhe Rusia, si duket kanë probleme të “panjohura” për Perëndimin !?
Apo…?!
Siç mund të mësohej nga formulat ose doktrinat e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit (lëxo Natos dhe ish “Traktatit të Vatshavës”)-në kohën e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose dybllokiste në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së: Kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e kishte arritur shifrën alarmante prej 5O megatonësh armësh të ndryshme nukleare ose atomike. E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo i binte 2O milion tonë eksploziv ose material radioaktivë për frymë njeriu ose për çdo kokë banori të globit tonë.
Ndërkaq, sot në kushtët ose rrethanat e reja të garave ose konfrontimëve të ndryshme multipolare ose subllokiste, supozohet se kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e tejkalon shifrën e 7O ose 😯 megatonëve. Për të mos thënë ketu se e arrinë shifrën trishtuese ose alarmante prej afro 1OO megatonëve të armëve të ndryshme nukleare ose atomike.
Pjesën me të madhe ose kryesore të armëve nukleare ose bërthamore, i kanë në dorë SHBA-së, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Plus India dhe Pakistani së bashku me Izraelin dh K.Veriore që i përkasin rangut ose kategorisë së dytë të fuqive nukleare ose atomike.
Ndërkohë që roli, misioni dhe ‘autoriteti global ose universal’ i NATO-s, UE-s dhe OKB-së, sikur janë zbehur dhe zventuar shumë me rastin e “aneksimëve, pushtimëve ose okupimëve të papritura”, gjegjësisht, klasike, unilaterale dhe monologjike të Bjellorusë, Kazakistanit, si dhe të pjesëve integrale, legjitime dhe strategjike të Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Ukrainës-para syve të NATO-s, UE-së ose Perëndimit.
Ndonëse, edhe pse Bjellorusia, Ukraina, Gjorgjia (Gruzia) dhe Kazakistani, “de jure”-janë anëtare të OKB-së (por, jo edhe anëtare të Natos dhe UE-së)- ‘de facto’ ato janë të aneksuara ose okupuara ushtarakisht nga Rusia.
Pse (përse) ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur në radhë të parë për shkak të averzionëve, divergjencave, diskrepancave, hezitimeve dhe disonancave kogjitive (interaktive ose insubordinuese me Rusinë)-brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, për t’i pranuar Gjorgjinë (Gruzinë), Ukrainën dhe Bjellorusinë në Nato dhe UE-së, e nesër ose pasnesër edhe Kazakistanin, Armeninë, Turkmeninë dhe Azerbeixhanin (sidomos në Nato)-të cilët, nesër ose pasnesër, mund t’i pret”fati” i Ukrainës, Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Bjellorusisë.
E tërë kjo si duket për të reduktuar ose rikthyer misionin ose narrativin e njohur të zgjerimit të Natos dhe UE-së në kufirin ose limitin e vitit 1997, sipas të të cilit: Gjermania do duhej të ishte shteti i fundit i Natos, para “zonës ose vijes së kuqe” të interesave strategjike dhe gjeopolotike të Rusisë.
Deri në vitin 1994, Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, por…!
Menjëherë pas premtimëve historike të ish Presidentit të SHBA-së, George Bush II, mbi anëtarësimin e Gjorgjisë (Gruzisë) në Nato, gjatë vitit 2OO8, ndodhi puçi ose kryengritja e armatosur e forcave proruse në Gjorgji-kundër ish Presidentëve reformator dhe properëndimor (Shevarnadze dhe Sakashvili) dhe aneksimi i teritorëve të pasura dhe strategjike të Gjorgjisë nga ana e Rusisë.
Ndërkaq, i dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga” fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore të Ukrainës”: Presidenti i Rusissë, Vlladimir Putin, i papenguar nga askush, duke i shantazhuar, komplotizuar, përmbysur nga pushteti, burgosur ose arrestuar njërin pas tjetrin, Julia Timoshenkon, Poroshenkon dhe liderët tjerë intelektual, profesional, patriot dhe intelegjent të Ukrainës, në emër të mbrojtjes së interesave strategjike, gjeopolitike, historike, gjeografike dhe të tjera të “Rusisë së Parë” (lëxo:” Kijevskaja Rasija”), sikur ia doli me projektët ose planimetritë e tij funebre dhe tepër makabre mbi Rusinë e madhe cariste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste etj….
Të njëjtat skenare ose planimetri makabre, retrograde, paradoksale, reaksionare, anakronike, infantile dhe patologjike, Rusia, Serbia dhe disa vende të tjera, i kanë në fiokë, ose nën tavolinë, edhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo përmes “paralelëve, analogjive ose apologjive” të ndryshme aproksimative, aglutinative, ireverzibile, meskine, makabre, djallëzore ose tepër satanike në mes muslimanëve boshnjak (serbëve të turqizuar ose muslimanizuar) dhe “vëllezërve të tyre (shqiptar musliman) në Kosovë etj., në kuadër të puro-shtetit, “kazino kapitalizmit” dhe “popujve të ri artificial ose johistorik (“people without history”) të Kosovës dhe Herceg Bosnës në “zonën e gjelbërt” muslimane ose panotomanike të “kalifatit të ri” turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company!
Pjesë e atyre skenarëve ose planimetrive kobzeza ose ugurzeza, sipas të të gjitha gjasave, janë, ose mund të jenë edhe politikanët dhe politikat aktuale, ditore ose periodike në Prishtinë dhe Tiranë.
Në këtë frymë të mesipërme “revolucionare, evolutive dhe historike”, Kosova ndoshta nuk do bëhët kurrë anëtare e Natos, UE-së, OKB-së etj., pa i ndarë ose pjesëtuar gjysëm-përgjysmë (fifti-fifty)- “Trepçën”, Ujmanin dhe resursët ose pasuritë tjera me Serbinë ose dikënd tjetër…!?
Doktrinat dhe formulat e egra serbo-ruse (plus ish fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit )-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, akoma (ende) janë aktuale dhe tepër reale dhe funksionale.
Jo rrallë, serbët dhe të tjerët, mbi ruinat ose gërmadhat e humbjeve ose disfatave të thella ushtarake ose luftarake, me ndihmën e rusë e tjerëve, i kanë ngritur, skicuar dhe realizuara fitorët e tyre shtetrore, nacionale ose gjeografike nepër tryezat ose tavolinat e ndryshme politike ose diplomatike.