Sipas studimeve të Universitetit Arhaus në Austri, ku AgroWeb.org është bazuar, tek njerëzit me epilepsi jetëgjatësisa është tepër e ulët.
Por sipas studiuesve, ky reduktim është vënë re edhe tek ata që zhvillojnë epilepsi si rezultat i një sëmundjeje të rëndë.
Të tillë si kanceri i trurit ose goditja në tru, por po ashtu edhe tek ata që zhvillojnë epilepsi pa ndonjë shkak të dukshëm.
AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull rreth jetëgjatësisë mesatare tek këta individë dhe disa prej shkaqeve që kanë ndikim në jetën e tyre.
Cilat janë shkaqet?
Reduktimi i jetëgjatësisë sipas studimit, ishte mesatarisht rreth 12 vjet për burrat dhe 11 vjet për gratë me epilepsi.
Por, kjo ishte më e theksuar tek njerëzit që vuanin njëkohësisht nga epilepsia dhe çrregullimet mendore. Mesatarisht, jetëgjatësisa e këtyre individëve u reduktua deri në 16 vjet.
Jakob Christensen, profesor i asociuar në Universitetin e Aarhusit dhe konsulent në Departamentin e Neurologjisë në Spitalin Universitar Aarhus, që është gjithashtu edhe një nga studiuesit, u shpreh se ky fenomen lidhej me një gamë të gjerë shkaqesh.
Këto shkaqe shpesh nuk përfshijnë vetëm sëmundjet neurologjike, por edhe sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet psiqike, problemet me alkoolin, aksidentet dhe vetëvrasjet.
Studimi u krye duke u bazuar në të dhënat shëndetsore të pothuajse gjashtë milionë njerëzve. Ku më shumë se 130,000 njerëz ishin me epilepsi.
Sipas hulumtuesëve, ky studim në shkallë kaq të gjerë, ka mundësuar analiza të detajuara të shkaqeve të ndryshme, që çojnë në humbjen e parakohshme të jetës.
Për studiuesit, ky është një informacion i rëndësishëm. Sepse mund të përdoret për të shtuar përpjekjet me qëllim parandalimin dhe zvoglëlimin e vdekshmërisë tek këta individë.
Rezultatet ofrojnë njohuri të rëndësishme për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër, janë në kontakt me njerëzit me epilepsi.
Ato tregojnë qartë se sa serioze mund të jetë një sëmundje epilepsie. Gjetjet e studimit duhet të përdoren për të vënë në plan të parë planifikimin e masave parandaluese, thonë studiuesit.
Mirëpo studimi duhet të ndiqet nga kërkime shtesë për të zgjidhur edhe më tepër pyetje në lidhje me jetëgjatësinë. Të tilla si roli i trajtimit mjekësor dhe i krizave të përsëritura.