Ballina Ravijëzime A përbën krim lufte vrasja e civilëve në Ukrainë?

A përbën krim lufte vrasja e civilëve në Ukrainë?

 

Krime lufte janë shkeljet e ligjeve humanitare ndërkombëtare në një konflikt të armatosur. Sipas njoftimeve, civilët kanë qenë objektiv i këtyre krimeve në Ukrainë, së fundi në Butsha. Por ka edhe zona gri mbi çështjen.

Konventat e Hagës të viteve 1899 dhe 1907 dhe një sërë marrëveshjes multilaterale janë kthyer në ligje dhe rregulla ndërkombëtare, të cilat duhen respektuar nga palët që ndodhen në luftë.

Përcaktimi i një krimi lufte kundër civilëve është ankoruar në Ligjin 8 të Statuteve të Romës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe bazohet në Konventat e Gjenevës të vitit 1949.

Ndërkohë që politikanët dhe vëzhguesit flasin për krime lufte të kryera në Ukrainë, “për momentin deri sa të mblidhen dhe verifikohen dëshmitë dhe të bëhet konformimi dhe kontrolli i dyfishtë i tyre, ne mund të flasim vetëm për krime të pandehura lufte,” thotë Maria Varaki, lektore për të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëdrejtuese e një grupi kërkimor për krimet e luftës në Shkollën e Lartë “King’s College London”.

Avokatët quajnë krime lufte shkeljet e rënda të Konventave të Gjenevës. “Ne jemi duke folur për vrasje të vullnetshme civilësh, për tortura, për zhvendosje me forcë të njerëzve, për vrasje në masë. Sepse një nga parimet bazë të ligjeve të luftës është që civilët nuk duhet të vriten,” thotë Varaki./DW