Ballina Aktualitet Papa shikon mundësinë e një udhëtimi në Kiev

Papa shikon mundësinë e një udhëtimi në Kiev

 

“Po, është në tryezë”. Kështu iu përgjigj Papa Françeskut gazetarëve në fluturimin për në Maltë, të cilët e pyetën nëse e konsideronte ftesën për të shkuar në Kiev.

Lufta në Ukrainë u evokua edhe në fjalimin e parë të Françeskut në Valeta.

Ne kemi nevojë për “një masë njerëzore përballë agresionit infantil dhe shkatërrues që na kërcënon, përballë rrezikut të një lufte të ftohtë të zgjatur që mund të mbysë jetën e popujve dhe brezave të tërë”.

Duke folur në Maltë, Papa citoi Giorgio La Pira, i cili foli për “infantilizmin e njerëzimit”. “Për fat të keq, ai infantilizëm nuk është zhdukur. Rikthehet në mënyrë prepotente në autokracinë e imperalistëve të rinj, në agresivitetin e përhapur, na paaftësië pë rtë ngritur ura duke nisur ngamë të varfërit”.

Prandaj Papa kthehet për të kërkuar paqe për Ukrainën: “Tani, në natën e luftës që ka zbritur mbi njerëzimin, le të mos e bëjmë të zhduket ëndrra e paqes,” tha ai.

Më pas, ndonëse nuk e citonte drejtpërdrejt Vladimir Putinin, Bergoglio përdori fjalë të qarta: “Dhe ndërsa edhe një herë disa të fuqishëm, fatkeqësisht të bllokuar në pretendimet anakronike të interesave nacionaliste, provokojnë dhe nxisin konflikte, njerëzit e zakonshëm ndiejnë nevojën për të ndërtuar një të ardhme që ose do ta kemi së bashku, ose nuk do ta kemi”. “Ne menduam se pushtimet e vendeve të tjera, betejat brutale dhe kërcënimet atomike ishin kujtime të errëta të një të shkuare të largët. Por era e akullt e luftës, që sjell vetëm vdekje, shkatërrim dhe urrejtje, ngacmoi jetën e shumë njerëzve dhe ditët e të gjithëve”, përfundoi ai në fjalën e tij në Pallatin e Mjeshtrit të Madh përpara autoriteteve dhe diplomatit të ishullit mesdhetar.