Ballina Enciklopedi Limuzina “kështjellë” e Putinit, rezistente ndaj bombave dhe armëve kimike

Limuzina “kështjellë” e Putinit, rezistente ndaj bombave dhe armëve kimike

 

“Aurus” është makina e blinduar që i shërben njeriut më të fuqishëm në Rusi, Vladimir Putin, i cili i shijon lëvizjet e tij në rrugët e Moskës mes sigurisë dhe luksit.

Presidenti rus ka një limuzinë të zezë “made in Russia” që vepron si engjëlli i tij mbrojtës, shkruajnë mediet e huaja.

Limuzina e blinduar “Aurus” është kështjella e lëvizshme e Putinit dhe sipas gazetës britanike “The Sun”, është makina e parë e teknologjisë së lartë në Rusi, e projektuar posaçërisht për Putinin.

Lexo edhe:Njoftoi ndërprerjen e operacioneve ushtarake në Kiev, Rusia: Synojmë të rrisim besimin e ndërsjellë

Limuzina e zezë është vënë në lëvizje që nga 7 maji 2021 dhe peshon 7 ton. Motorri i automjetit arrin 600 kuaj fuqi dhe ndërsa është e ndaluar mund të arrijë shpejtësinë 100 km/h në gjashtë sekonda.

Nënkuptohet, limuzina ruse ka xhama antiplumb dhe një sistem të posaçëm anti- zjarr. Limuzina e Putinit mund t’i rezistojë bombave dhe armëve kimike , dhe edhe nëse zhytet në ujë, oksigjen që pasagjerët të mbijetojnë.

Automjeti luksoz ka kamera për natën, ndërsa xhami në anën ku ulet Putini është gjashtë centimetra i gjerë.

Limuzina Aurus njeh sinjalet rrugore dhe kufizon shpejtësinë e saj për të shmangur një përplasje me një automjet tjetër. Kostoja e automjetit ka një vlerë prej 12.4 miliardë rublash.