Ballina Shëndet Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë – shkaqet dhe si...

Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë – shkaqet dhe si ta përballoni

 

Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.

Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës.

Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë.

Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë.

Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell.

Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me shenjat kryesore dhe shkaqet e mundshme, si edhe disa këshilla për të përballuar simptomat.

Simptomat më të shpeshta
Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re:

Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi

Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme

Vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme

Ndryshime në energji

Shqetësime me gjumin

Probleme me përqendrimin ose kujtesën

Oreks i shtuar ose humbje peshe

Nervozizëm i pazakontë

Ndjenja zemërimi ose agresion

Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes

Pavendosmëri.