Bijë e oxhakut dhe e pragut të tre Dëshmorëve të Kombit
Nga Xhane Sherif IMERAJ– poete, bashkëvendase e saj
“MALOKE”- Në këtë rast fjalë e përdorur si ofendim.
Po ç`i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve, një “maloke” si Elisabeta Imeraj?
Bijë e oxhakut dhe e pragut të tre Dëshmorëve të Kombit. Mbesë e një gjyshi ndër burrat më të nderuar të krahinës dhe mbarë Tropojës, i cili e kam mbajtur për dore mbesen e tij që ditën e parë që e ka dërguar në kopësht, e gjer sa ka mbaruar universitetin, duke e shoqëruar me dashuri, e duke u ndjerë shumë krenar për mbesen në çdo moment, dhe arritje, gjer ditën e fundit të jetës së tij. Bijë e një piloti, një intelektuali me vlera të larta njerëzore. E bija e një ekonomistje, një gruaje ZONJË mbi zonjat, që fëmijet e saj i ndante në katër cepet e shtëpisë dheu thoshte: “ .. lexoni me të madhe t`ju dëgjoj kudo që të jem duke bërë punët në shtëpi, apo duke qendruar. E cila gjatë gjithë kohës që ishte në shtëpi, dëgjonte ligje, nene, konventa, dëgjonte diagnoza të ndryshme nga mjeksia, emra të ndryshë ilaçesh nga fusha e farmaceutikës, anglisht, latinisht, etj, nga fëmijet e saj, sot të gjithë profesionistë e të nderuar në profesionin e tyre.“
Ç`i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve një “maloke” si Elisabeta Imeraj, ekselente që në kopësht le të themi e gjatë gjithë studimeve të saj, dhe vazhdon të jetë, pasi është një “maloke” që është mësuar të mos i ndahet të nxenurit dhe të përvetësuarit asnjëherë.
Ç`i duhet një “ maloke” si Elisabeta Imeraj, e cila nuk i ka kërkuar as blerë ato poste ku është ulur gjer më sot, por i ka merituar, ashtu siç do meritojë të tjera edhe më të larta në vazhdim,… por kan qenë vetë ato poste që kërkonin mbi të gjitha një NJERI me vlera të tilla si Elisabeta, një profesioniste me dellin e drejtësisë, një intelektuale si ajo, një njeri me virtyte dhe vlera të larta si Ajo.
Ç`i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve një “maloke” si Elisabeta Imeraj, një nënë dhe bashkëshorte e mrekullueshme, që sot po bëjnë çmos ta dëmtojnë atë dhe familjen e saj, vetem e vetem se mes sorrash dhe laraskash, pullumbat e bardhë bëjnë shumë dallim, bien shumë në sy, e kjo bardhësi, njerëzit e ligë e të paafatë, i vret, i vërbon.
Në fund të fundit ç`i duhet Shqipërisë një “maloke” nga Tropoja si Elisabeta Imeraj, fundja , ç`i duhen as Alpet shqiptare, ç`i duhen krahinat malore qendrore, ç`i duhet krahina malore jugore, ç`i duhet Dardania, ç`i duhen gjithë këta ‘ malokë” .
Pra , ç`i duhen Shqipërisë koka dhe gjymtyrët e saj ?!
Ç`i duhet Shqipërisë vetvetja ?!
Turp. Ofendimi, paragjykimi apo bullizmi i tillë, është i pa tolerueshem, por në asnjë mënyrë nuk duhet kthyer në të njëjtën mënyrë, duke shpresuar se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk jemi në një nivel të tillë gjykues dhe as kulturor.
Me këtë lloj ligjerimi ofendues, paragjykues dhe përçarës brenda institucioneve shtetërore dhe kudo, duhet të merren institucionet përkatëse, ato të etikës, moralit dhe integrimit institucional, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çdo instance përkatëse.
Shqiptarë, vëllezër dhe motra, ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë thesar të tillë të rrallë si intelektualja, sot Kryeprokurorja e Tiranës, Znj. Elisabeta Imeraj, dhe të kërkojmë e të mbrojmë shumë të tillë në të gjitha viset shqiptare, që ky vend të bëhet, që këtë vend ta gëzojmë me dinjitet.
Tiranë, 2 Prill 2022