Ballina Histori DON NDRE ZADÊJA

DON NDRE ZADÊJA

ME 25 MARS 1945

PRANË RRËMAJT, NË ZALLIN E KIRIT NË SHKODER,

PUSHKATOHET EDHE “POETI I AMBËLSISË” DON NDRE ZADEJA,

I CILI, HAPË EDHE FLETËN E GENOCIDIT KOMUNIST NË KËT QYTET.

NË SHENJË NDERIMI DHE RESPEKTI PËR KËTE MARTIRË

KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE,

QË ME GJAKUN E TIJ LAU TOKËN TONË AMTARE,

PO JU DHUROJ KRYEVEPRËN E TIJ LETRARE.

Me respekt: Fritz RADOVANI.

Melbourne, Mars 2022.

A T   F U L V   C O R D I G N A N O S

        Letër  e  hapun

 

1 9 4 2

                                                                   1

                                                                  Cum non est cui suadeatur

                                                                          Et qui suadeant non sunt.

                                                                                                   (Plint. Paneg.)

I.

   Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit

e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu  

nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit

gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta

ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine:    5

Me thân’ se at dor’ të lmut e t’shugurueme,

si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi,

s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut,

por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin

shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm!  10

E pra ky derën dy kapak’sh ta çili,

si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua

bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla,

ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini,

me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina,  15  

me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje,    (pa mê – pa pushue,FR)

me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra

një shkop për ty. Patër Milan të quejti,

t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni,

ngarkue me plaçka tua e me visare    20

t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti

ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni,

ku e pakundshoqe t’pritte bujarija

e grues shqiptare. E kur mbi letra tua,

lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun    25

me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna,

cikën e lop’s ajo fisnike e mielte,  

plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël

para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti

i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun    30

e buk e krypë e zemër parashtrote.

Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve!

N’areopagun e letrarve t’tú

rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore,

(at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!)    35

e si shpërblim plot e përplot me tamthin

e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite

e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm

Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar!

Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin   40

                                          2

e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën  

e tij do t’pijn’.., i pvetun do t’përgjegjët:

“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!”

Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja

durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ,               45

e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér

pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem

shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ

i shuem e i poshtër? Un me dije tânde

s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari  50

meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove!

Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre

ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine,

me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove

nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute,                 55

e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’

na vûne: Ktu pushon rraca ariane!

Rracë e stërkeqne, farë e manafikun,

skotë e përzieme hithâsh ariane

kênka Shqipnija? O témpora! O móres! 60

Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër

n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi,

mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat

e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare

dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên? 65

e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka

n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari

mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun

emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun

nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit 70

n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe

se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet

e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde

gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme? 75

Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna

tejshekullore rrihi flet’t e tua,  

Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde

çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli

me gjuhën tande Illyre Shqipëtare!

Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros, 80

rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe,

Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari,

por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma        (shêj – kêputë)

e Illyri  Illyr. Verigat ja zgjidh’ Gencit,

i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit 85

besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme.

Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja  (preja – të pabesë)

e votres sonë, emënharruem, rrugaca?

                                         3

Rrugaç, vasal, ushtar i blem me pare

edhe zamadhi Kastriotë i yni?   90

pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta

mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme

fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre

n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari?

E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun 95

n’miqsi t’Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa

Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani,

Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun,

por edhe Mbret i Shqipënise Illyre.

Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit.                        100

Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim

çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre

për  fate t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull

ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém?

Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! 105

Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën

vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua

qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!

Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote

qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme,   110

nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme:

Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi.

Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni

goja me fol’ çka para téjet nieri

i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin  115

pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit

me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër

vigmën aj sot e lshon…. Prej téje e nâmta

kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun)

nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë   120

rrféja mizore e hijevet Illyre,

nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin

Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu,

ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma

e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta, 125

prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.

                                                     4

                             II

Mjedja, Barbari i Madh, n’heshtjen e gjumit

t’vorrezave injacjane e luejti rrashtën

brahyçefale e prej dy rrathve t’humbun

Frombója i dyt’ dy sy vetoi si rrféja; 130

me grushtin e përtham e shkundi Pasin,

Jungun e t’amblin Gjenovic me vllazën,

akull ku n’préhje barasohen eshtnat

e t’strukunve nën dhé. E théll’ si deti,

ehéu! Nji gjâmë u ndi e përfrigueshme.  135

Ndigjom’, ti Cordignano, e veshin vénja

fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili degâmje

vargjet e mija qi frymzon, por ahti

i nji shqiptarit t’lirë, i shituem zânash,

pse i prekun n’tél, pse i thérun n’zemer, t’rámën    140

gati me e bâjt’ por t’shámen kurr. Harrohet

e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri

për kombe a shêjt, si shêjt a gjaku i dêrdhun

për Atmë e Fé. Por, kurr nuk mund t’harrohët

oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme   145

tridhetë e sa vjeçare, kur s’andejmi

shkodranit ftyrën me ja marrun déshte

me t’idhtin gaz e Shkodrën e rrëthueme,

(ku zogjt e shqipës s’parit syt i çilne,)

n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave,            150

njât’her’ kur ûja flatrat e shpuplueme

ndête mbi né mortore e ankimi i zi,

me rrâjça n’goj’ kelkaze e madergone,

çilte vorreza t’reja n’për gardhîje;

kur nanën téme, ditë e zezë, e mblova  155

n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur Taraboshi

e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku,

n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave!

Nanën kush e harron? Por Nana e Madhe

Shqipja dykrenshe Illyre u njâllte e lumja,  160

u njâllte. E pra ty Shkodra, Cordignano,

t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a kjo ti thue?

A e din, a e din sa tâmb’l atdhedashtnijet   (tamb’l – qumësht)

q’at ditë e sod ka derdh’ gjini i Rozafës

shkodrane? A e din, a e din se lojcë a fati,  165

por jo mizuer si ti? Se e vërvit’ peshën,

por si ti dorën nuk e mshehë? E s’paku

me rrashta e me kersij s’lot shkopecingël   (kersij – kocka)

si don me lujtun ti, tue çprush’ ndër vorre

amanet vorrit ç’âsht zakon me i lânun  170

të pa trazuem, t’pa fyem? S’harrohët shpota (shpota – tallja)

                                        5

mbi ata shqiptar’t  e lashtë e meshatarë,

mprojtsa fatosa t’virgjinís s’ kërcnueme

e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti m’i shgjetove,

kâllpa m’i qite. E pra njata rrëbeshit 175

salvimtar kalli vetun ballë i bâne,

njashtu si muejtne e dijtne, kurse ndjeksit

e Benediktit t’ Madh hanës drapnore

ju shmângne tui lân’ mbrapa troje e rrasa,

por monumente jo, sikur Barleti,  180

Buzuku i lashtë e Budi e émënmadhi

Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’ shkueme,

nám i pasosun i ksaj’ tok’s  shqiptare,

ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra endè e pa shkîmun,

ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra endè e pa shkrepun,  185

ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise endè e pa çártun.

Ti misjonar, përmbi stomîjet shêjte,

vllazën na quejte e vllazën na përcolle,

por vrasës ti na dole! E, po, po, thue,

t’i lajnë uhat félshuesat e Shqipnisë  190

me priftën t’vet shqiptarë! E prá këta priftën

nuk ju përulne kurr çâllmës sulltane,

as shkopit t’carvet, por synuene Romën

Latine t’Papve fén edhe kombsinë

tuj mprojt’ her’ mbath’ her’ zdath’, edhe tiarat  195

përmbi fronet e lashta ipeshkëvnore:

Kur brûnxat flêjshin n’dhé e kur t’mbértisna

vashat shqiptare drejtë e syjshin trévën

shêjte t’zbulueme, gur’ për gur’ ku shêji

i mbledhjes s’tyne, qinda vjet me radhë, 200

krepatueshëm kumbon’t  i xëvêndsote;  

kur jashta murit t’that, pushkën për faqe,

burrat e dheut, xhúrdin e zez’ mbi krye,

vështojshin mos t’i xân pusí vezire

mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e meshtarit  205

shqiptar n’bekim dukej e zhdukej para

se t’qitte synin rrezja e parë e diellit.

O misjonar’, kambsor’t  e Naxarenit

n’detin e shqetësuem t’ kti krishtënimi

s’ bashkut me né, kush rretin e kush grepin,  210

me gjoj’ hyjnore dora dor’s  ta mbushim

lundricën e Tinzot me at lajm t’frigueshëm

qi nierz përtrijn e kombe! Marrí njehët,

âjun kur Drini breg e m’breg vërsulet

e shkamba dyndë e m’ shpin’ përkund’ çináre, 215

bregut përpjet’ me i dhân’ rrëshanzës  s’ vogël,

për t’ mbledh’ bërcakë e cokla e cingla t’ thata

pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet m’u bâ bleta,

por marimanga blet’ nuk bahët lângun

                                         6

pa e sjellun n’helm. Ta dijë koha e ardhshme  220

e lume o e mjer’ (me fatin kush mund kapët?):

Kanuja Illyre pronen edhe kullen

me kulm e me temel e gjan’ e gjallë

me ç’fryn e  ç’ avullon ja digjte núri,

por armën lirshëm n’dor’ ja lête gjaksit. 225

Siell, Cordignano, n’dorë armën e ké:

Ndêshëm n’tryvezën shkencatare t’ presin

banor’t  e botës s’ vogël primitive.

Kjémë çka kjém’ e jém çka jém. Zakonët

ti ruejmë Illyre e gjuhën t’papërlyeme! 230

Ndër duer t’virgjilta t’ çikave t’ fatueme

t’ përshkohen spikt, e pêjna leshi s’dredhun

t’ dalin të ri për tirqi si biluri,

e téja t’ fort’ si kanpi për buljera,

e kput’ t’ qindîsna n’ar për fatamirin 235

qi hylli do t’u sjell’ kur táta e lókja

n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si na lá i pari.

Njashtu si na lá i pari, çeta e lúme

e barijvet shqiptar’ n’ mallesa t’ veta

ogiçin para, berreve dihatse  240

t’u prijn ké mrizi plak mijavjeçari;

nën hije t’ tij t’këndojn kangën e vjetër,

t’shkruejn zogj me krah’ n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,

t’shkruejn flutra lloje lloje m’ furk’ shpatúke,

si lokja jau kërkoi Bardhën nuse. 245

(qi me e kërkue me pishë edhe me qiri

mana kûnd shoqen nuk ja gjên’); e t’ shkruejn

e t’ shkruejn edhe me gjak shêja vllaznije,

n’krahun e njom’ të njani tjetrit, gërmat

e vjetra t’nji kujtimi t’ lasht’ sa bota  250

e tyne Illyre. Bashk’ me hije t’ dirgjën,

prej muzgu, dhênt përpara tè konaku

t’u prrallë e tue këndue ‘i  kang’ mbas krahit

qi sos’ përher’ n’ kushtrim. Çka thot’ kumbona,

or ju, n’ at  Kish’ të lume, vetmitare? 255

Dita e misjonit! Mblidhën çeta çeta,

bûjen me u dá mikpritse misjonarve,     (bujen – buken)

me u ba konak. Qé, siellet n’ héll’ ma i miri

dash për kumbon’. Prân’ spata kmesa e lavra,

prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e dîng  përmbushet 260

streha hyjnore e vorfën. Nisin zêmrat

rryeshëm m’u thy para s’ vërtet’s tronditse,

e besa bés’ m’u  lidhë e i leshti parzëm

me lyp’ mëshrirë e dora dorën gjakse

për hatër t’ Drunit Shpërblimtar m’e puthun, 265

me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina e s’majtës

cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë, a thýe   (cirkën – djersën)

                                         7

Thráku barbar i yti, Cordignano!

Tashti , té votra shlodhu, o misjonar,

e n’ dritën e tymósun t’ pishtarit  270

shejó triumfe t’réja: sóse ditën

me syt e lodhun tui kërkuemun gërmat

e ufices meshtarake. S’a nevoja,

n’ kureshtën tânde shkencatare, synin

harû t’a lshojsh ndër rrath’t e atij vargoni: 275

a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t e shqipës

a janë a s’janë Illyrë, a mos teprica

e ‘i  rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije

me u ardhun hakut macave shpijake,

prushin mbi shpîn’ t’u grumbullue, gazit  280

pa dijt’ me i dhânun fund, kur ato t’mjerat

t’përzhituna n’térbim e merrshin iken.

Njikshtu m’kurriz’ t’ shqiptarve grumullove

gáca mbi gáca, Cordignano, e bota

veshin tá vûni e përmbi letra t’ mëndafshta 285

dorën kundroi leçitse albanofóbe.

Veprën e misjonarit lavdiplote,

ravën e kambve t’ tija koha e amshimi

me bindje e përkujton, por, vepra e jóte,

ravizë e zbét’ trathtije, a gjurmë gamilli,   290

qi vetun e përlán’ shtërgata e breshni.

Shenim:

Plot 60 vjet ma parë, më shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, në Shkoder:

Lexoje këte “Leter të hapun” që një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian At Fulv Cordignano-s, mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.

Në vitin 1942 një student shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të njohuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e fundit?” – Studenti shqiptar heshtë… – Profesori francez shton: “Pikërisht në vendin tand asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik Shqiptar i asht përgjegjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i njohtun italian, po, edhe ai klerik katolik.

Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike. Autori i saj, Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe shumë e pasun.”.

Por, askush nuk mund të parashikonte se mbas tri vjetësh, me 25 Mars 1945, në orën 05.00 të mengjezit, Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit nga trathtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”.

Fjala e fundit e Tij: “Ah moj Shqipni, moj mizore, e çka të baj ma shumë për Ty?!”

Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia këte Leter…

Shpërndajeni në katër anët e Botës, si asht shpërnda, edhe vetë Rinia Shqiptare..!!!

Melbourne, Mars 2022.                         Fritz RADOVANI.