Ballina Aktualitet Reagim i Genc Nimanbegut ndaj spekulimeve të “Ujedinjena reformska akcija” dhe praktikantit...

Reagim i Genc Nimanbegut ndaj spekulimeve të “Ujedinjena reformska akcija” dhe praktikantit politik Omer Bajraktarit

 

Reagim nga Forca e Re Demokratike: Rrenat e Ujedinjena reformska akcija dhe praktikantit politik Omer Bajraktarit.

Një personazh kalimtar politik që pretendon të bëhet kryetar i Komunës së Ulqinit e një kandidati rezervë, sot del me kumtesë e përmbledhje shpifjesh në stilin e shërbimeve të cilat i kryeson dhe koordinon kryetari i „Ujedinjena reformska akcija”. Vetëm këto struktura mund të shpifin e rrejnë njerëzit e ndershëm të kësaj komune.Konstatojmë me keqardhje që kandidati për kryetar të Komunës së Ulqinit rrenë haptas dhe shpif.

Por nuk na çudit, sepse ju nga „Ujedinjena reformska akcija” gënjeni që jeni urë, sepse i keni djegur të gjitha urat pas vetes. Këtë dëshmon rrena që Krivokapiqi është çlirimtar i Malit të Zi, e sot nuk leni gjë pa thënë për të. Nuk na habit nga “game changer”-i i cili luan me të gjithë dhe ndërron lojën orë e çast, si të fryjnë era.

Keni pasur dashuri me Beçiqin dhe tani jeni kundërshtarët më të mëdhenj. Keni pasur dashuri me Frontin Demokratik dhe tani ata janë të joshur me funksione “po dubini”.

Për fat të keq, kjo qenka vazhdim i punës suaj që çka do që merrni në dorë e shkatërroni. Kujtojmë Pozitivna Crna Gora: keni mashtruar që me Pajoviqin do të ndryshoni Malin e Zi. Sot kjo është parti e fikur.

Me secilin që keni bashkëpunuar jeni ndarë me të këqija. E për të „çliruar Malin e Zi”,  keni pasur guximin për të njollosur edhe besën e shqiptarit!

Forca nuk bën marrëveshje të fshehta me askënd!

Marrëveshjet e fshehta i keni bërë ju me Gjukanoviqin nga nëntori i vitit të kaluar në shumë vende e takime dhe si duket edhe në Dubai. Kurse publikun me mediat tuaja e keni mashtruar që nuk ka marrëveshje me Gjukanoviqin e që Qeveria e Krivokapiqit do të zgjasë deri në 2024. Marrëveshjet tuaja i dëshmoi marrëveshja për qeverinë e pakicës.

Dhe në fund, sa për njoftim, pas zgjedhjeve, Forca të hënën do të ketë kryetarin e Komunës të dakorduar me partitë shqiptare. E ju nëse e doni kryetarin, shkoni me DPS si për Qeverinë pakicë!

Nëse nuk ecim ndershëm dhe drejtë, jemi të humbur. Me kaq u demaskua fillimi juaj i ri.

Kryetar,

Genci NIMANBEGU