Ballina Diaspora QENDRA SHQIPTARE E STUDIMEVE AMERIKANE E BRITANIKE (ACABS)

QENDRA SHQIPTARE E STUDIMEVE AMERIKANE E BRITANIKE (ACABS)

 

Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), u themelue në Tiranë, nga një grup miqsh anglo-sakson, më 28 Nëntor 2001 dhe u miratue në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, më 26 dhjetor 2001

            Në këto 21 vite ACABS:

             * Ka organizuar veprimtari shkencore si Konferenca e Parë Shkencore (korrik 2003) dhe e Dyta (korrik 2004) për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Konferenca e Parë Shkencore për Marrëdhëniet Shqiptaro-Britanike (dhjetor 2004), etj.;

            * “Muaj të Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (mars 2005);

            * Botimi e revistës/gazetws “Atlantik”;  

            * Çmimin “Konica” për personalitete   në Shqipëri, Kosovë…, Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që i kanë kontribuar miqësisë shqiptaro-amerikane dhe shqiptaro-britanike;  

            * Botimin e disa librave si ato të ambasadorit amerikan  Herman Bernstein (2002), ambasadorit amerikan Hugh Grant (2002),  Charles Telford Erickson, “Pesë vjet në Shqipëri (1908-1913)  (Tiranë, 2003), Tony Blair  “Për Shqiptarët” (2005), etj. ;   

            * Takime me personalitete të larta në Shqipëri e Kosovë, në Amerikë e Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, etj.; 

            * Botimin në shtypin shqiptar në Republikën e Shqipërisë, Kosovë dhe në Diasporë të mbi 100 studimeve, analizave, esse, artikuj, etj. për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e shqiptaro-britanike, si në “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Tema”, “55”, “Standard”, “Atlantik” etj.

            Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), prej kohësh e në vazhdim ka në proçes pregaditjeje apo gati për botim publik disa vepra si: “Presidentët e Amerikës për Shqiptarët”, “Senati Amerikan për Shqiptarët”, “Kongresi Amerikan për Shqiptarët”, “Amerika nga Kolombi tek Presidenti Bush”, “Ambasadorët Amerikanë për Shqiptarët”, etj.