Çakorr…Çakorr…Çakorr
Kur eci në tokën tande të bekueme,
Të falune…Të shitune…Të tradhtueme.
Kamba më rrjedh gjak
Hapi më merr flakë…
***
Çakorr…Çakorr…Çakorr
I jemi je kanë…
I jemi do të mbetesh…!
Ma thonë gurët e gjethet
Ma thonë plagët e djepet
Ma thonë zogjtë e malit:
Je Amanet i Shqiptarit!
***
Çakorr…Çakorr…Çakorr,
Prej lartësive të tua,
Lëshoj kangë majekrahut
I thërras Jakup Ferrit
I thërras Zhujë Selmanit
Vijnë Orët e Zanat e Malit…
Toka i flet Shqiptarit…!
***
Çakorr…Çakorr…Çakorr
Kurr nuk do të mbetesh vorr..!
Mali im ilir, dardan, shqiptar…
Ty, t’u bafsha lapidar…!
Ramiz LUSHAJ
___
Çakorr, dhjetor 2019