Truri i njeriut rendit, ruan dhe rikuperon sipas nevojës njëmori informacioni që ne absorbojmë çdo ditë. Nuk është çudi qëherë pas here ndodhin “gabime” që na bëjnë të harrojmë disanga gjërat që kemi hasur. Situata bëhet shqetësuese vetëm kur tëtilla “episode harrese” fillojnë të përsëriten shpesh.
Ka tetë arsye që mund të bëjnë që kujtesa juaj tëpërkeqësohet kohët e fundit, shkruan “Times of India”.
1)- Stresi ose ankthi i vazhdueshëm mund të bëjnë që truritë ndihet i lodhur, duke e bërë të vështirë përqendrimin dhekujdesin për detyrat e përditshme.
2)- Depresioni kronik shoqërohet me dëmtim të funksionitnjohës, kështu që ata që luftojnë me këtë problem mund të kenëmemorie më të dobët.
3)- Cilësia e dobët e gjumit gjithashtu mund të ndikojëndjeshëm në kujtesën tuaj. Gjumi ndihmon në rinovimin e mendjes dhe forcon vigjilencën.
4)- Disa medikamente, të tilla si kundër depresionit oseilaçet kundër ankthit, kur merren vazhdimisht mund të dëmtojnëgjithashtu problemet e kujtesës.
5)- Lëndimet e kokës mund të jenë një arsye tjetër për t’iharruar gjërat më shpesh, prandaj është e rëndësishme qëlëndimet e tilla të shkaktuara në sport ose në një aksident tëtrajtohen siç duhet.
6)- Ndryshimet në nivelet e hormoneve të lidhura me menopauzën mund të çojnë në ndryshime të humorit dheprobleme me gjumin, dhe ndonjëherë edhe të ndikojnë nëkujtesë.
7)- Marrja e pamjaftueshme e disa substancave, si vitaminaB1 ose B12, mund të kontribuojë gjithashtu në dëmtimin e kujtesës. Prandaj rekomandohet të hani ushqime të pasura me vlera ushqyese pasi mund të forcojë shëndetin e trurit tuaj.
8)- Marrja e tepërt e alkoolit ngadalëson sistemin nervorqendror dhe mund të lërë pasoja në kujtesë me kalimin e kohës.