Ballina Aktualitet Rama prezanton Paketën e Rezistencës Sociale për të përballuar krizën

Rama prezanton Paketën e Rezistencës Sociale për të përballuar krizën

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika duke nisur që nga indeksimi i pensioneve në muajin prill, rritjen e pagës minimale, 3,000 Lekë në muaj për periudhë 3 mujore për kompensimin e rritjes të produkteve të shportës, për shtresat vunerabël.

Paketa me 7 pika:

1.Do përdoret fondi 36 mln USD për indeksimin e radhës për pensionet.

2.Rritja e çmimeve për produktet e shportës që është 7% sipas INSTAT, 3,000 lekë kompensimi per 434 mijë përfitues për 3 muaj pagesa. Për këto kategori: Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale; Pensionistë të invaliditetit; Pensionistë që jetojnë vetëm; Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër. Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.

3.1,4 mld lekë për naftën pa taksa për fermerët, fondi shtohet 5 mln USD. Jemi gati të mbulojmë të gjithë fermerët.

4. 5 mln dollarë për të paguar diferencën e çmimeve për transportin urban në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5. Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 40,000 lekë, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 50,000 lekë, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 150,000 deri në 200,000. Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar. Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%.

6. Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7. Shtojmë 200 mln USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

PAKETA E PLOTË

3.6 miliardë lekë për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve për 673,542 pensionistë.
Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës.
3 mijë lekë për 3 muaj rresht, për kategoritë:
– Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale
– Pensionistë të invaliditetit
– Pensionistë që jetojnë vetëm
– Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër
– Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike
Mbështetje për fermerët me naftë pa taksa me fond 1.4 miliardë lekë, me një shtesë plus prej 5 milionë USD.
Mbështetje për transportin urban, duke subvencionuar 500 milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës.
Afrohet me dy muaj hyrja në fuqi e zerimit të taksës mbi pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmimi i taksës mbi pagat deri në 50 mijë lekë, si edhe ulja e taksë mbi pagat nga 150 mijë – 200 mijë lekë.
Afrohet me dy muaj hyrja në fuqi e ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 32 mijë lekë.
20 miliardë lekë ose 200 milionë USD financim mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.